Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës! 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Pse po “thinjen” meshkujt me dëshirë, për të qenë më trendi?

12/02/2016
in Jetë, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Pse po “thinjen” meshkujt me dëshirë, për të qenë më trendi?

Në kopertinat e dy revistave ku këngëtari Zayn Malik u shfaq në muajt e fundit, për “Billboard” dhe “L’Uomo Vogue”, si dhe në videoklipin me të dashurën e tij Gigi Hadid, ai rrezaton të gjithë rininë e moshës, shikimin joshës djaloshar, pamjen e kuruar dhe tatuazhet e djalit të keq. Dhe përveç këtyre, flokë gri. Malik, një 23-vjeçar, ish-anëtar i një grupi muzikor të njohur si “One Direction”, shfaqet në të dyja imazhet një “burrë argjendi”. Ky nuk është rasti i një të riu që thinjet para kohe, por një vendim i marrë nga vetë këngëtari, i cili pasi i leu flokët, ua dha këtë lajm 6.5 milionë ndjekësve të tij në “Instagram”. Gus Kenworthy, një skiator olimpik i stilit të lirë, që zbuloi në kopertinën e revistës ESPN vitin e shkuar se ishte homoseksual, po ashtu paraqiti para publikut flokë ngjyrë hiri në dhjetor në llogarinë e tij në “Instagram” dhe falënderoi Anderson Cooper, moderatorin e lajmeve të CNN, për frymëzimin. Por ata nuk janë të vetmit. Ditët kur djemtë i shmangnin flokët që po u thinjeshin janë të shkuara. Për brezin e ri të meshkujve aventurierë, lyerja e flokëve në gri po fiton terren, duke nxjerrë në pah një fenomen të ri, atë të ndërthurjes së thinjave natyrale te mosha e madhe dhe kontrastit me 20-vjeçarët.





floket-e-thinjur-4

“Burrat po e përqafojnë ngjyrën në mënyrë më të përgjithshme”, tha Amie Rau, një stiliste në një sallon në Denver, ku Kenworthy leu flokët e tij. “Kjo që po ndodh tani është thjesht një zgjatim i këtij fenomeni.”


 

Flokët gri dhe të argjendtë janë pa asnjë dyshim shumë trendi, thotë Aura Friedman, një stiliste flokësh nga salloni “Sally Hershberg” në Nju Jork. “Demografia e djemve që vijnë tek unë për të bërë flokët gri e bën këtë si një deklaratë mode”, tha ajo, si kontrast me një pamje natyrore. Friedman ka lyer flokët e Phillip Picard-it, drejtorit editorial të “Teen Vogue” në versionin dixhital dhe Drew Elliott, i cili është në krye të inovacionit në revistën “Paper”, mes shumë të tjerëve.

Interesi është rritur shumë. Një përfaqësues nga “Amazon” tha se kishte parë një trefishim të kërkesave të klientëve për ngjyrën gri të flokëve në vitin që lamë pas.

“Është një lloj deklarate ironike, veçanërisht kur ai që e bën është dukshëm i ri dhe ndoshta shumë vite larg të thinjurës natyrore”, tha Michael Fisher, drejtori kreativ i veshjeve për meshkuj “Fashion Snoops”, një agjenci e parashikimit të trendeve. “Është një mënyrë për t’u dalluar nga turma.”

Tyler Oakley, 26 vjeç, është një personalitet në median sociale, i cili e portretizoi përvojën e tij online në dokumentarin “Snervous” dhe në librin “Binge” vitin e shkuar. Ai gjithashtu ka eksperimentuar me ngjyrën e tij të flokëve, duke provuar shumë ngjyra, nga vjollca deri te jeshilja.

“Grija është ngjyra e preferuar imja nga të gjitha ato që kam provuar”, tha ai. “Ishte unike dhe argëtuese, por nuk ta rrëmbente vëmendjen e syrit aq sa ngjyra jeshile apo vjollcë. Kur i kisha flokët në këto ngjyra, më dukej sikur të gjithë po më shikonin. Me grinë ndihem sikur po provoja një pamje të re, por që ishte gjithashtu natyrore.”

floket-e-thinjur-1

VIPA-t nuk janë të vetmit që po anojnë nga kjo qasje. “Gjithnjë kam pasur vetëbesim, por tani ndihem më i çiltër dhe më i hatashëm”, thotë Michael Vasquez, një analist biznesi 30-vjeçar, i cili prej disa muajsh po shijon “thinjat”. “E pëlqej shumë. Ndihem më tërheqës.”

Pjesë e kësaj ndjesie të mirë është edhe pëlqimi nga miqtë e tij. “Por sigurisht që mamasë sime nuk i pëlqen”, thotë Vasquez me të qeshur.

Për të arritur këtë ngjyrë argjendi të flokëve, nevojitet një procedurë me dy procese. Së pari, flokëve u hiqet pigmenti natyror dhe më pas ngjyrosen, një proces që mund të zgjasë për tetë orë ose shpesh edhe më tepër.

Në SHBA, çmimet e këtij trendi variojnë nga gjatësia e flokut. Por 350 dollarë është çmimi që marrin zakonisht sallonet. Specialistët thonë se kjo ngjyrë kërkon mirëmbajtje si në shtëpi, ashtu edhe në sallonin e bukurisë. “Ngjyra e argjendtë kërkon angazhim, është si të kesh një kafshë shtëpiake”, thotë një nga punonjëset e një parukerie.

Falë kësaj qasjeje të fortë ndaj modës, përqafuar fuqishëm edhe nga të famshmit, gjithnjë e më shumë meshkuj po guxojnë të kalojnë në një fazë tjetër të përfaqësimit të imazhit të tyre. Kjo gjë i bën ata sigurisht më trendi dhe më të veçantë.

“Pavarësisht të gjithave, kjo lëvizje stilistike nuk do të zgjasë shumë, ka për t’u venitur shpejt si çdo trend mode përpara kësaj”, thotë Fisher.

floket-e-thinjur-2

Burimi: “New York Times”/Gazetashqip

Tags: mada e rethinja me bojetrendiZayn Malik
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
Next Post
Kur Rezarta Shkurta fotografon lakuriq Zaimina Vasjarin…

Kur Rezarta Shkurta fotografon lakuriq Zaimina Vasjarin...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera