Jennifer Lopez shkëlqeu — por gjithashtu u bë subjekt diskutimesh dhe ironish — gjatë paraqitjes së saj në Çmimin e Madh të Formula 1 në Jeddah, Arabinë Saudite. Ylli 55-vjeçar zgjodhi një pamje tërësisht rozë, që kujtonte stilin “Barbie”, dhe u shfaq duke shëtitur nëpër pistën Jeddah Corniche me vetëbesim.
Gjatë ditës, ajo u pa në shoqërinë e CEO-s së F1, Stefano Domenicali, si dhe në garazhin e ekipit Ferrari, duke i shtuar një dozë yllësie eventit sportiv.
Por vëmendja mediatike nuk u ndal vetëm te stili i saj. Komentatori David Croft bëri një batutë gjatë transmetimit live, duke iu referuar një prej hiteve më të njohura të Lopez:
“Jam i habitur që ajo është këtu tani – mendova se ishte duke pritur për sonte.”
Komenti i tij ngjalli reagime të ndryshme në rrjet, duke ndarë publikun mes atyre që e panë si një shaka të lehtë dhe të tjerëve që e konsideruan të pavend.
Pas kualifikimeve, Lopez performoi në skenën kryesore së bashku me artistët Party Next Door, Major Lazer dhe Usher — një rikthim i bujshëm për të, pasi kjo ishte performanca e saj e parë në një event të Formula 1 që prej vitit 2014, kur mori pjesë në GP-në e Singaporit.
Ndërkohë, garat në pistë ishin po aq të zjarrta. Max Verstappen fitoi pole position me një xhiro mbresëlënëse, duke lënë pas Oscar Piastrin me vetëm 0.010 sekonda diferencë. Një përplasja e papritur për Lando Norris në kthesën 4 e uli në vendin e 10-të për nisjen, duke komplikuar betejën e tij për titullin. Edhe Lewis Hamilton vazhdoi me formën e luhatshme, duke u renditur vetëm i shtati, pas shokut të tij të skuadrës, Charles Leclerc.








