Një sirenë e kapur në grackë prej njeriut, prej papërgjegjshmërisë së tij. Kjo është “sirena” Roza Lati, e cila së fundmi ka sjellë një projekt tejet emocionues e ndërgjegjësues. Sirena është simboli, por në fakt në rrjetën e mbeturinave po bie vetë njeriu, gjithë shoqëria jonë
“Në këndvështrimin tim, Sirena e kohës moderne po bashkëjeton me ndotjen dhe mbeturinat e deteve dhe oqeaneve në shekullin 21. I është dashur të përshtatet me mbeturinat, duke i përdorur edhe si aksesorë për veten e saj. Me këtë projekt, dua të ngre zërin për gjendjen alarmante në të cilën gjendet planeti ynë dhe të mund të ndikojmë sadopak dhe të ndërgjegjësojmë. Shpresoj t’ju pëlqejë. Shpresoj të ndikoheni”, shkruan Roza në videon e saj të publikuar në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CVTax4VsFCl/?utm_source=ig_web_copy_link
Sipas statistikave, pas 50 vitesh, do të kemi më shumë plastikë sesa peshq në det. Ky informacion ishte spunto i frymëzimit për projektin ‘SIRENA’. Ndotja globale. Ndotja e deteve, oqeaneve…dhe gjallesave të tokës dhe detit që duhet të jetojnë mes pisllikut që lë dora e njeriut. Kjo është tema e projektit ‘SIRENA’.” – shkruan më tej Roza.
Në videon e realizuar Roza shfaqet si sirenë, e cila pasi është kapur nga njerëzit, lufton mes rrjetave të peshkatarëve dhe objekteve plastike.
Një luftë që për kohën tonë do të vijojë gjatë, sa kohë gjithë industria globale tashmë zotërohet e gjitha nga plastika, pavarësisht përpjekjeve për të minimizuar përdorimin e saj. Vetëm urojmë që në këtë betejë të humbasë njeriu e të fitojë natyra. /revistawho.com