Egla Ceno ka vendosur të sqarojë mënyrën se si u perceptua gjatë pjesëmarrjes në ‘Big Brother VIP Albania’, duke përdorur një formë të hapur komunikimi me ndjekësit e saj në Instagram. Përmes një seance pyetjesh dhe përgjigjesh, aktorja u ndal tek një nga stereotipet më të përhapura: ideja se ajo ishte “e urryer” brenda shtëpisë së BBV.
“Ndoshta isha e ashpër, por kur je grua dhe s’ke askënd pas shpine, duhet të jesh shkëmb. Te ne një burrë që dominon është i fortë. Një grua që bën të njëjtën gjë është e urryer,” shpjegon Egla.
Ajo thekson se qëllimi i saj nuk ishte të kënaqte publikun apo të ndryshonte perceptimet:
“Zgjodha të jem pa kërkuar leje, me zë, me karakter, pa frikë dhe me pizhama.”
Në fund, fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ sqaron se nuk ndihet e urryer, por vetëm ka sfiduar disa imazhe të krijuara nga hipokrizia sociale:
“S’kam qenë e urryer, thjesht prisha ca imazhe të përsosura hipokrizie. Pa ojná.”
k








