Psikologët kanë dëshmuar se ndjenjat tona të lumturisë janë në rritje kur blejmë diçka që duam, apo edhe kur udhëtojmë. Sidoqoftë, ndjenja e kënaqësisë teksa marrim diçka të re, zhduket, kurse ndjenja e aventurës së udhëtimit prodhon hormone lumturie të cilat zgjasin për kohë të gjatë, shkruan ‘brightside’. Ne mund të lodhemi nga një pajisje e re ose të qëndruarit në makinë, mirëpo çdo kujtim i një aventure të kaluar është burim i një lumturie të vërtetë. Lumturi e cila zgjat një jetë të tërë/ syri.net