Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën! 04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET! 04/12/2025
Ajo tha: Poooo! Jori merr propozimin romantik nga partneri! 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Psikologia Anila Sulstarova: Ja cilat janë vuajtjet më të mëdha të njeriut të sotëm!

20/06/2024
in Intervista, Kryesore, Vetëm në WHO
Reading Time: 6 mins read
A A
Psikologia Anila Sulstarova: Ja cilat janë vuajtjet më të mëdha të njeriut të sotëm!

Kohët e fundit të gjithë flasim për shëndetin mendor. Për një arsye apo një tjetër, përfundojmë duke rrëfyer sesi gjendja jonë emocionale nuk është e mirë, është e rënduar apo edhe se kemi nevojë për ndihmë të specializuar. Por a flasim mjaftueshëm? A jemi të ndërgjegjshëm se kur është koha e duhur për t’u drejtuar te psikologu? A kemi frikë prej refuzimeve, stigmatizimeve, apo prej traumave ndërbreznore? Të gjitha këtyre pyetjeve i është përgjigjur psikologia e njohur DR. Anila Sulstarova në një intervistë ekskluzive për “WHO”.





Çfarë është shëndeti mendor?

Shëndeti mendor është një gjendje e mirëqenies emocionale dhe psikologjike, që rrjedh nga një ndjenjë e thellë e vetëpranimit, si dhe e lidhjes së shëndetshme me veten dhe të tjerët. Është një gjendje e mirëqenies emocionale dhe psikologjike që i lejon individët të përballen me sfidat e jetës në një mënyrë konstruktive dhe kuptimplotë. Ai, gjithashtu, është i lidhur ngushtë me aftësinë për të përballuar ankthin ekzistencial dhe për të jetuar një jetë autentike dhe me kuptim.


A kanë të gjithë nevojë të trokasin në derën e psikologut, psikoterapistit?

Jo të gjithë kanë nevojë për terapi në çdo kohë. Shumë njerëz mund të përfitojnë një mbështetje emocionale dhe psikologjike për të shëruar plagët e së kaluarës dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Të kuptuarit dhe përpunimi i traumave të fëmijërisë shpesh mbeten të pashëruara, duke pasur ndikim në mirëqenien tonë të përgjithshme. Ka njerëz që mund të përfitojnë nga një proces terapeutik i cili ndihmon në fashimin e disa plagëve të së shkuarës ose eksplorimin e pyetjeve ekzistenciale, apo përballjen me ankthin dhe krijimin e një jete me domethënie. Psikoterapia nuk është vetëm për individët që përjetojnë kriza të mëdha, por edhe për ata që kërkojnë të kuptojnë më mirë veten dhe të rriten emocionalisht. Sikundër ka edhe njerëz që nuk duan të ndihmohen.

Si ta kuptojmë se kemi nevojë për ndihmë të specializuar, si mund ta ndërgjegjësojmë veten në këtë rast?

Vetëreflektimi dhe të kuptuarit e ndjenjave është diçka e rëndësishme. Shenjat që tregojnë nevojën për ndihmë përfshijnë ndjenja të vazhdueshme të trishtimit, vetmisë, ankthit apo izolimit, vështirësi për të menaxhuar emocionet apo një prani e ndjenjës së mungesës së kuptimit në jetë. Ndërgjegjësimi për këto ndjenja dhe kërkesa për të kërkuar ndihmë profesionale kur e ndiejmë apo e kuptojmë se jeta nuk është cilësore, janë hapat e parë drejt përmirësimit të shëndetit mendor dhe rritjes së cilësisë së jetës.

Pse nuk flasim për shëndetin mendor? Pse gjejmë kohë të flasim dhe të kërkojmë burime informacioni për çdo gjë, përveçse për shëndetin mendor? Çfarë na pengon?

Stigma dhe frika nga gjykimi janë pengesa kryesore. Shumë prej nesh kanë mësuar që nga fëmijëria të mos flasin për ndjenjat, por t’i shtypim ato, të fshehin dhimbjen dhe të paraqiten para të tjerëve si të fortë. Shumë nga ne kanë frikë të pranojnë dobësitë dhe të flasin për ndjenjat, se kjo shihet si dobësi. Kultura jonë shpesh inkurajon mohimin e anktheve ekzistenciale dhe përqendrimin në sipërfaqësinë e jetës.

Flasim për depresion, për ankth, për atak paniku, ndërkohë që herë-herë të tria këto bëhen lëmsh dhe nuk arrijnë të identifikohen secila me përcaktimin përkatës. Si të bëjmë një identifikim, pa qenë e nevojshme të stigmatizojmë, apo të gabojmë në përcaktim?

Çrregullimet, si depresioni, ankthi dhe ataket e panikut shpesh janë simptoma të një dhimbjeje më të thellë dhe të pashëruar. Do të sugjeroja që në vend që të fokusohemi në etiketimin e simptomave, të përpiqemi të kuptojmë dhe të përpunojmë rrënjën e dhimbjeve. Stigmatizimi mund të shmanget duke i parë këto përvoja si pjesë e përbashkët e përvojës njerëzore dhe duke ofruar mbështetje pa gjykim.

Çdo ditë lexojmë lajme për “vetëvrasjen”. Numri në rritje i këtij fenomeni dhe grupmoshat janë të frikshme, por edhe vrasjet, dhuna (duke përfshirë të gjitha llojet e saj). Si shpjegohen këto situata nga ju?

Mendoj se këto situata shpesh janë rezultat i një dhimbjeje të thellë të pashprehur dhe të pashëruar. Vetëvrasja, dhuna dhe sjelljet destruktive shpesh janë mënyra ekstreme për të përballuar dhimbjen emocionale dhe traumën e pashëruar. Njerëzit vuajnë mungesën e lidhjes së thellë dhe të vërtetë me të tjerët, mungesën e mbështetjes emocionale dhe një ndjenje të thellë të pashpresshmërisë dhe mungesës së kuptimit në jetë. Vetëvrasja dhe dhuna janë mënyra ekstreme për të përballuar dhimbjen ekzistenciale dhe ndjenjën e izolimit. E rëndësishme është të kërkohet ndihmë për të shpëtuar nga lëndimi i vetes dhe/apo i të tjerëve.

Çfarë janë traumat ndërbreznore? Mund të më jepni një shembull të tillë traume?

Traumat ndërbreznore janë përvoja traumatike që kalojnë nga një brez te tjetri, përmes modeleve të sjelljes, qëndrimeve dhe mënyrave të të menduarit. Për shembull, një familje që ka përjetuar dhunë ose abuzim, ndërton mekanizma funksionimi të cilët ndërtohen mbi shmangien e dhimbjeve ose ripërjetimin e cikleve që njihen më mirë. Historia e prindit ndikon në mënyrën se si ata rrisin fëmijët e tyre dhe krijojnë një cikël të dhimbjes që vazhdon te brezat pasardhës.

Si transmetohen këto trauma dhe a mund të ndalohet transmetimi i tyre?

Traumat transmetohen përmes modeleve të sjelljes, qëndrimeve dhe mënyrave të të menduarit, përmes komunikimit verbal dhe joverbal, që fëmijët e mësojnë nga prindërit dhe të rriturit përreth tyre. Për të ndaluar transmetimin e traumave, është i rëndësishëm ndërgjegjësimi dhe shërimi i traumave të pashëruara përmes terapisë dhe mbështetjes emocionale. Ndërprerja e ciklit të traumës kërkon një përpjekje të vetëdijshme për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për brezat e ardhshëm. Ndryshe, do të shohim që historitë përsëriten vazhdimisht.

A ndikojnë rrjetet sociale në shëndetin tonë mendor?

Po, rrjetet sociale mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin tonë mendor, sidomos nëse përdoren në mënyrë të tepruar ose të papërshtatshme. Ato krijojnë një ndjenjë të rreme të lidhjes dhe të vetëvlerësimit, duke rritur ndjenjat e vetmisë, izolimit dhe ankthit. Është e rëndësishme t’i përdorim rrjetet sociale me kufij të shëndetshëm për të mbrojtur mirëqenien tonë mendore.

A mund të krijojmë një “rutinë” të përmirësimit të shëndetit mendor? A ka “receta” që mund t’i mësojmë dhe t’i vëmë në zbatim?

Krijimi i një rutine për mirëqenien mendore përfshin praktika të përditshme që na ndihmojnë të lidhemi me vetveten dhe të tjerët në mënyrë autentike. Përpos trajtimit të dhimbjeve emocionale, psikologjike apo fizike, mund të përfshihet në rutinën e secilit: meditimi, ushtrimet fizike, ushqyerja e shëndetshme dhe kërkimi i mbështetjes emocionale kur është e nevojshme.

Ne mund të vëmë re përciptazi, ose jo, ato “puzzle” që na mungojnë çdo ditë, por ju si eksperte, çfarë vini re, nga se vuan shoqëria jonë?

Mendoj se shoqëria jonë vuan nga një mungesë e thellë e lidhjes me veten dhe të tjerët, nga humbja e kuptimit dhe e qëllimit të ditës, jetës. Shumë nga problemet tona shoqërore rrjedhin nga një ndjenjë izolimi dhe mungese përkatësie. Stresi i së përditshmes, tensionet ekonomike dhe mungesa e mbështetjes emocionale janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm, që kontribuojnë në vuajtjen personale dhe kolektive.

Cilat janë vuajtjet më të mëdha të njeriut të sotëm?

Sipas mendimit tim, vuajtjet më të mëdha të njeriut të sotëm përfshijnë vetminë, ndjenjën e mungesës së kuptimit dhe të qëllimit në jetë, një ndjenjë e pashpresshmërisë dhe e izolimit që shpesh është rrënjosur në përvojat e hershme të jetës.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Ylli Limanit mund të jetë më afër sesa e mendoni!
Breaking News

Një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Ylli Limanit mund të jetë më afër sesa e mendoni!

01/11/2025
Kjo është LISTA e konkurentëve për Fest 64! 
Breaking News

Kjo është LISTA e konkurentëve për Fest 64! 

13/10/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
Next Post
“Po mësohem të jem e duruar”, Kate Middleton u rikthye për të dhënë një përditësim të gjendjes së saj shëndetësore!

“Po mësohem të jem e duruar”, Kate Middleton u rikthye për të dhënë një përditësim të gjendjes së saj shëndetësore!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera