Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Psikoterapistët: Ja kur duhet të bëni seks për herë të parë, që lidhja të zgjasë

14/02/2017
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Psikoterapistët: Ja kur duhet të bëni seks për herë të parë, që lidhja të zgjasë

Sot është dita e Shën Valentinit. Është një moment i rëndësishëm për çdo çift të ri. Të gjithë e keni ndër mend se cila mund të jetë ‘dhurata’ e çmuar. Por kur është koha më e mirë për të filluar marrëdhënien intime seksuale, që lidhja juaj të zgjasë? Ja çfarë thonë terapistët e seksit. 





Këshillat

Një nga arsyet pse është kaq e vështirë të përcaktohet koha më e mirë për të bërë seks është se nuk ka pasur ndonjë studim për të trajtuar këtë pyetje specifike. Përgjigja është e komplikuar, sepse në fakt kjo varet nga partnerët. Megjithatë e përgjithshmja është se ky çast duhet të jetë disa muaj pas takimit të parë. Pak studime kanë marrë në shqyrtim shëndetin e një marrëdhënie në këtë aspekt. Në fillim të viteve 2000, profesore e komunikimit në “Illinois State University” Sandra Metts ka kryer një studim për të gjetur nëse ka një lidhje emocionale mes thënies “të dua” para seksit dhe marrëdhënies. Vëzhgimi vërtetoi se mes 300 meshkujve që u morën në studim kjo funksionoi vërtet. Edhe pse nuk është një tregues i qartë për kohën e saktë kur duhet të bëni seks, ky studim tregoi se njohja me personin, duke ndarë një puthje të parë dhe pastaj shprehje të tilla të angazhimit si fjala të dua janë shumë të rëndësishme, shkruan Shije. “Lidhja emocionale është një nga elementet kryesore të çdo marrëdhënie”, – tha Toni Coleman, një psikoterapist nga Washington, DC, për “Business Insider” në vitin 2015. Barton Goldsmith, një psikoterapist nga Kalifornia, thotë se: “gjëja më e rëndësishme është që të bien të dy dakord”. Pra, me fjalë të tjera, është më mirë të prisni derisa ta njihni njëritjetrin, por, kur bëhet fjalë për sa kohë ju prisni, kjo varet vetëm prej jush. Tre janë opisionet: ose të prisni sa më gjatë të jetë e mundur për të njohur njëri­tjetrin, ose të prisni disa muaj, ose qoftë edhe disa javë. Nuk është e rëndësishme se sa e gjatë është kjo kohë, por fakti që duhet t’i jepni kohë njëri­tjetrit për t’u njohur sa më mirë, në mënyrë që të mos bëni ndonjë veprim të gabuar.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
Next Post
Sikur të ishte djalë… I ati rrëfen historinë para se Besa Kokëdhima të vinte në jetë

Sikur të ishte djalë… I ati rrëfen historinë para se Besa Kokëdhima të vinte në jetë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera