• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Publikoi koleksionin e makinave luksoze, Kylie Jenner kritikohet rëndë nga ndjekësit e saj

Edhe pse në të 20-tat, Kylie Jenner është cilësuar nga ‘Forbes’ si bilionerja më e vogël në moshë, që çdo gjë e ka arritur me forcat e saj. Me një pasuri të tillë, Kylie mund të përballojë gjëra me çmime të ‘çmendura’, një prej tyre, edhe makina super-luksoze. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku ka zbuluar koleksionin e makinave që gjenden në oborrin e saj, përmendim këtu marka të tipit ‘Porche’, ‘Lamborghini’, ‘Range Rover’, ‘Rolls Royce’ dhe një ‘Ferrari’. Komentet në foto ishin nga më të ndryshmet. Një pjesë e fansave e përgëzonin atë për arritjet, ndërsa pjesa tjetër nuk ishte shumë e emocionuar që Kylie po ‘shiste mend’ me pasurinë e saj. Ato i kanë quajtur blerjet e saj të panevojshme dhe të ‘çmendura’, kur ndërkohë mund të bëjë gjëra që ndihmojnë jo vetëm njerëzit në nevojë, por edhe ambientin. Ashtu siç bëjnë zakonisht motrat Kardashian-Jenner, edhe Kylie ka vendosur t’i injorojë komentet negative të kritikuesve./revistawho.com

View this post on Instagram

freaky friday

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on