Vetëm pak ditë më parë u bë publik lajmi që Johnny Depp humbi betejën ligjore ndaj ish- bashkëshortes së tij dhe ‘The Sun’ për akuzën e dhunës së vazhdueshme.
Humbja e gjyqit çoi në prishjen e menjëhershme të marrëdhënieve me ‘Warner Bros’ dhe aktori u përjashtua nga ‘Fantastic Beasts’. Fansat janë mbledhur për të firmosur një peticion sipas të cilit kërkohet të rikthehet Depp në serial.
Peticioni është firmosur deri tani nga 147,402 persona dhe numrat vetëm rriten.
Siç duket pavarsisht vështirësive, Johny ka në krah gjithë fansat të cilët duan ta shohin sërish në ekran./revistawho.com







