Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër… 29/12/2025
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Puçrat e rinisë, si t’i eleminojmë

26/03/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Puçrat e rinisë, si t’i eleminojmë

Në moshën më të bukur, ato “prishin syrin”. Janë puçrat e rinisë që në gjuhë shkencore quhen “acne juvenilis”. Për të tjerët paraqesin vetëm një problem estetik, por për vetë të rinjtë që i kanë në lëkurë, është edhe problem shëndetësor. Puçrat e rinisë shfaqen në moshën e pubertetit, në 12-13 vjeç për vajzat dhe 14-16 vjeç për djemtë dhe vazhdojnë gjatë periudhës së rinisë deri në moshën 30 vjeç. Në popull ka mendime se këto puçra, po nuk i ngacmove, ikin vetë. Por kjo nuk është e vërtetë. Ky është një mendim i gabuar, pasi pa u kuruar këto puçra vazhdojnë me vite dhe njeriu vuan jo vetëm bezdinë e tyre, por edhe paraqitjen e pakëndshme. Madje, disa që i kanë në forma të rënda, izolohen nga shoqëria, u vjen rëndë kur shkojnë në shkollë, nuk i frekuentojnë festat e shoqërisë e me radhë. Por ka një predispozicion organik që i bën disa t’i kenë në gjendje të acaruar; acne juvenilis gjejnë terren të përshtatshëm në fytyrat ku gjëndrat e yndyrës janë shumë të zhvilluara, por këtu influencon shumë edhe ngacmimi i tyre.





Hormonet

Puçrat e rinisë kanë bazë hormonale. Kur hormonet androgjen (mashkullore), janë më tepër se ç’duhet në raport me hormonet femërore, estrogjenet, tek ata djem që kanë dendësi qimesh, por edhe tek vajzat. Predispozicioni për një shfaqje të acaruar të puçrave është më i madh sepse edhe “bimësia” është shprehje e nivelit të lartë të androgjenëve. Por këto mund të mjekohen me shumë sukses.


Dieta

Për eliminimin e puçrave të rinisë ka shumë rëndësi mjekimi: mos hani shumë ëmbëlsira, sidomos çokollata, të skuqura, të pjekura si dhe pikante. Këto ushqime si dhe alkooli ngacmojnë shumë gjëndrat e yndyrës që rëndohen, zmadhohen dhe, duke mos e zbrazur dot yndyrën, krijojnë vatra gjithnjë e më të mëdha qelbi.

Higjiena

Higjiena e lëkurës është një faktor ndihmës që mund ta lehtësojë këtë situatë. Këshillohet që lëkura të pastrohet me solucion dhe sapun me ph të lartë që largon yndyrën e tepërt. Nëse nuk tregohet kujdesi i duhur për higjienën e lëkurës, krijohen të ashtuquajturat “pika të zeza”, ky yndyra e grumbulluar nëpër pore oksidohet dhe kthehet në pikë të zezë.

Pomadat

Në asnjë mënyrë të mos përdoren pomada e kremra sepse këto shtojnë yndyrën e lëkurës. Kremrat i bllokojnë poret, duke e acaruar më keq gjendjen. Por a mund të pikohen nga jashtë me pomada antibiotiku si klorofenikol, tetraciklinë, sikurse reklamojnë shpesh farmacistët? Krem mbi krem nuk duhet vënë, se i bllokon më tepër poret. Përvoja ka treguar se, kur pacientët kanë përdorur me mendjen e tyre pomada antibiotiku, ata janë paraqitur në gjendje më të rëndë më pas. Pomadat nuk duhen përdorur në asnjë mënyrë. Po qe nevoja për antibiotik ato rekomandohen për t’u marrë nga goja me doza të vogla.

Si mjekohen puçrat e fytyrës?

Mos i ngacmoni puçrat, mos hani ëmbëlsira, tregoni kujdes për higjienën e lëkurës. Mjekimi më i mirë është me vitaminë A dhe E bashkë, nga 2 kokrra në ditë për 3 muaj rresht, tetraciklinë me doza të vogla nga një në mëngjes dhe në darkë për 100 ditë dhe dizinfektimi i puçrave në mëngjes dhe në darkë, me alkool mentol, jo salicilik, pasi ky shpeshherë e rrjep lëkurën dhe e than. Mjekimi më i shpeshtë është me metodën e krioterapisë, ku krioterapia është një solucion, azot i lëngshëm me të cilin lëkura bëhet një herë në 2-3 javë.

Tags: fytyraPucrat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Këshilla / Çfarë duhet të bëjmë në vend të dietave?

Këshilla / Çfarë duhet të bëjmë në vend të dietave?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera