Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Puna dhe rroga e parë e Amarda Toskës, një sekret që nuk e keni ditur

31/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Puna dhe rroga e parë e Amarda Toskës, një sekret që nuk e keni ditur

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, vetëm pak ditë më parë kanë festuar 10-vjetorin e biznesit të tyre në një ceremoni të mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Një dekadë pas krijimit të agjencisë së eventeve, për Amin dhe Ermalin, sfidat nuk kanë qenë të pakta, por sot janë të dy të lumtur që ia kanë dalë të realizojnë qëllimet që i kishin vendosur vetes qysh në ditën e parë.





E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Ami tregoi më shumë për ecurinë e 10 viteve në biznes, pa harruar vështirësitë e viteve të para: “Mbaj mend që në fillim të biznesit, punoja në Portokalli. Të premten dhe të shtunën ishte shfaqja, ndërsa të dielën, ndërsa transmetohej Portokallia, unë isha në terren me tuta. Njerëzit shpesh edhe habiteshin kur më shikonin: Ami? më pyesnin me dyshim kur më shikonin ashtu…”


“Ishin vite me sfida dhe vështirësi të mëdha, shpeshherë edhe ekomike…” – tregon Ami duke shtuar se si fillim, ajo dhe Ermali kishin marrë një kredi, pastaj e ndihmonin biznesin edhe me rrogat në televizion: “Fillimisht kemi marrë një kredi, pastaj edhe me rrogat që merrnim edhe nga puna në televizion… Ishim shumë të rinj atëherë…” – kujton ajo.

Ndërsa Rudina ndërhyn duke i kujtuar punën dhe rrogën e saj të parë: “Po ti rrogën e parë e ke marrë në Klan apo jo?” – e pyet moderatorja: “Është e vërtetë, rrogën e parë e kam marrë në Klan dhe i jam shumë mirënjohëse Klanit për mundësinë që më ka dhënë. Në atë kohë, unë sapo kisha mbaruar shkollën e mesme kur u bëra pjesë e grupit të Albit…” – tregon moderatorja.

Televizioni Klan ishte dera që i hapi rrugën një karriere të gjatë në ekran, tregon më tej Ami. Edhe pse prej disa vitesh është tërhequr për t’iu përkushtuar plotësisht biznesit, moderatorja dhe sipërmarrësja është gjithmonë e hapur për projekte të reja televizive që do t’i ofrohen./Class

Tags: Amarda Toskapuna e parerroga e pare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
Next Post
Si dukeshin në zgjedhjet e 8 viteve më parë? Çifti Ajola-Erion dorë për dore drejt kutisë

Si dukeshin në zgjedhjet e 8 viteve më parë? Çifti Ajola-Erion dorë për dore drejt kutisë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera