Fama që ka marrë nga roli i Kimikatit në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, i ka ndryshuar jetën Olsi Bylykut. Këtë e tregon shpesh nëpërmjet postimeve në llogarinë në ‘Instagram’. Por pavarësisht se është duke kaluar disa orë pushimi gjatë kohës që po zhvillohet edhe ‘Verë e Portokalle’, fansat gjejnë mënyrën si ta surprizojnë.

Dy vajza të vogla i janë afruar dhe i kanë treguar admirimin në mënyrën më origjinale. Ato kanë recituar njërën nga puntata e spektaklit të humorit ku protagonist ishte Olsi. Bëhet fjalë për batutat e puntatës ‘Lacat’. Duket qartë që emocioni për aktorin ka qenë i madh dhe nuk ka nguruar ta shprehë me anë të publikimit në ‘InstaStory’./revistawho.com








