Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Pushimet ideale sipas shenjës suaj të horoskopit: Dashi preferon aventurat, Peshorja dashuron romanticitetin…

20/09/2016
in Horoskopi
Reading Time: 5 mins read
A A
Pushimet ideale sipas shenjës suaj të horoskopit: Dashi preferon aventurat, Peshorja dashuron romanticitetin…

Do të mjaftonte një shkretëtirë e tërë për Akrepin, një aventurë romantike për Peshoren, apo një natë e çmendur në Ibiza për Luanët… Lëshojeni veten në një aventurë pushimesh sipas shenjës suaj të horoskopit.





Dashi (21 mars-19 prill)

Dashi konsiderohet një shenjë e pavaruar ndaj dhe personat që i përkasin janë të mbushur plot me energji. Është e vështirë të jesh preçiz me ta, por pushimet ideale nuk janë sigurisht para një gote me alkool gjithë ditën. Ata adhurojnë udhëtimet, aventurat dhe zbulimet për të mbërritur atje ku duan.


Pushimet ideale: ngjitjet në male, Afrika apo Amerika Latine.

dashi

Demi (20 prill-20 maj)

Personat e shenjës se Demit spikasin për dhemshurinë e tyre, por mbi të gjitha për tolerencën ndaj vetvetes. Ndaj dhe për pushime ne e dimë që kjo përkthehet në: relaks, dhe shtriqje në diell. Pushime në një hotel luksi, në një cep të plazhit duke marrë rreze. Këto janë pushimet e demit, i cili di mirë si të shkëputet nga realiteti i përditshëm. Planeti i tij është Venusi ndaj dhe ata dinë të atashohen me bukurinë e vendit ku janë, por edhe funksionalitetin  tij.

Pushimet ideale: Karaibe apo qytetet me ujra termalë.

demi

Binjakët (21 maj-21 qershor)

Ata njihen për kapacitetin e tyre për t’u përshtatur me të gjitha situatat. Shenja e ajrit kanë provuar se kënaqësia gjendet tek gjërat e panjohura. Por pasi ju kalon kurioziteti i fillimit, shumë shpejt vjen mërzitja e kthimit. Kjo sepse Binjakët janë kontradiktorë nga natyra dhe duan të jenë në ndryshim të përhershëm. Dhe kur bëhët fjalë për pushimet kjo do të thotë lëvizje nga një ishull në tjetrin, apo nga një kryeqytet në tjetrin.

Pushimet ideale: Qytetet e mëdha, apo vende ku mund të alternohet qyteti me fshatin. USA, Kina, Australia, Japonia.

binjaket

Gaforrja  (21 qershor-22 korrik)

Gaforret dashurojnë “la dolce vita” (jetën e bukur), plazhet e mrekullueshme me rërë të bardhë, detin e qetë dhe peisazhet gllabëruese të rivierave. Të njohur si persona të butë, ata janë të afeksionuar pas pushimeve familjare dhe jo shumë luksoze. Të varur ndaj natyrës, ata nuk hezitojnë në asnjë moment të udhëtojnë deri në fund të botës vetëm për të arritur harmoninë e elementëve që dëshirojnë.

Pushimet ideale: Një shtëpizë të vogël në zonën e liqeneve italiane, një udhëtim në Indi apo pyjet e Wyoming.

gaforrja

Luani (23 korrik-22 gusht)

Një natë fantazie në Ibiza? Parqet e çmendura të Japonisë? Një garë në rrugët plot kthesa të USA-s?  Të jeni të sigurt se një Luan nuk do të presë fatin që t’i realizojë të gjitha këto. Si shenjë e zjarrit, Luanët e kanë diellin thelbësor, atyre ju pëlqen të qëndrojnë në “chaise longue” (karrige plazhi) por edhe të udhëtojnë me anije në det. Sigurisht që kjo dallohet edhe në instagramin e tyre, të cilin e përditësojnë çdo ditë.

Pushimet ideale: New York, Jugu i Francës, Afrika.

luani

Virgjëresha (23 gusht-22 shtator)

Personat e shenjës së Virgjëreshës preferojnë të kenë përgatitur gjithçka para pushimeve. “Google Maps, TripAdvisor dhe Booking” (website që ndihmojnë në identifikimin dhe prenotimin e hoteleve në vende të ndryshme të botës) janë këshilluesit e tyre më të mirë. Pasi kanë mbërritur, ata nuk duhet t’i lënë asgjë rastësisë, ditë e detajuar, por mbi të gjitha e programuar. Kjo tendencë perfeksioniste do të thotë gjithashtu se ata më mirë se kushdo dinë të bëjnë plane perfekte, por edhe të zgjedhin ushqime të mira.

Pushimet ideale: Një udhëtim në pjesën perëndimore të SHBA-së, jugu i Italisë apo vende shumë pak turistike.

virgjeresha

Peshorja (23 shtator-22 tetor)

Personat e shenjës së Peshores dashurojnë qetësinë dhe nuk do t’i thonim kurrë jo, një momenti romantik, sigurisht kjo e influencuar nga planeti i tyre, Venusi. Atyre ju pëlqen shumë të jenë të mbrojtur, ndaj pushimet e qeta janë ideale për ta e sidomos nëse destinacioni që kanë zgjedhur ka qendra historike apo kulturore për të vizituar rreth e rrotull.

Pushimet ideale: Meksika kulturore, një shtëpizë në Angli, apo disa ditë pushime në Mesdhe.

peshorja

Akrepi (23 tetor-22 nëntor)

Personat e shenjës se Akrepit posedojnë një temperament të fortë dhe janë hiperaktiv. Përtacia është armiku i tyre më i madh ndaj dhe për këtë arsye ata janë të dhënë pas peisazheve të mrekullueshme dhe kërkimit të aventurës. Formë kjo për të përmbushur imagjinatën e tyre të shfrenuar.

Pushimet ideale: Malet e larta, Afrika, Meksika, Kosta Rika.

akrepi

Shigjetari (23 nëntor-21 dhjetor)

Në astrologji Shigjetarët përfaqësohen nga figura mitologjike Centaurit, i armatosur me harkun dhe shigjetën e tij gati për gjueti. Ai i mbetet besnik figurës së tij përsa i përket pushimeve. Gjithmonë në kërkim të destinacioneve të panjohura, luginave të mëdha, pyjeve të paarritshme, shigjetarët kanë nevojë t’u besojnë instikteve të tyre.

Pushimet ideale: Australia, Amerika e Jugut, Mongolia.
shigjetari

Bricjapi (22 dhjetor-19 janar)

Ambiciozë, metodikë dhe të disiplinuar, Bricjapët duan të ndjekin nga A deri te ZH programin e tyre të pushimeve, të cilin e kanë planifikuar dy muaj para se të nisen. Të mbizotëruar nga Saturni, ata preferojnë destinacionet e mbetura jashtë nga civilizimi për të hyrë harmoni me natyrën. Por ajo që ju pëlqen të bëjnë në jetë është t’ju pëlqejnë të tjerëve. Pushime në familje ku misioni humanitar ka prioritet.

Pushimet ideale: Vullnetarizëm në Afrikë, pushime me familjen në Kaliforni dhe vendet Nordike.

bricjapi

Ujori (20 janar-19 shkurt)

Të përfaqësuar nga temperamenti i tyre i vetmuar dhe të lirë në shpirt, Ujorët kanë shpesh një vend të preferuar pushimesh, ku kthehen sa herë që dëshirojnë. Të mësuar pak me ndryshimet, preferencat e tyre anojnë tek peisazhet familjare. Nuk preferojnë pushime luksoze, por nuk mund të jetojnë pa komoditet.

Pushimet ideale: Britania, një tur në Europë.

ujori

Peshqit (20 shkurt-20 mars)

Kur flet për Peshqit të vjen logjike të mendosh se ata preferojnë ujin kur bëhet fjalë për pushimet. Gjithmonë gati për t’u larguar ata e shikojnë ujin si një sinonim të ëndrrës dhe të horizontit të panjohur. Ata duan të argëtohen, por gjithmonë më këmbët nën ujë.

Pushimët ideale: Atlantiku, Mesdheu, Ishujt Fixhi.

peshqit

Tags: horoskopipushimet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Gazetares sportive italiane i vjedhin fotot intime, ia publikojnë në rrjetet sociale

Gazetares sportive italiane i vjedhin fotot intime, ia publikojnë në rrjetet sociale








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera