Një moment i vetëm mjaftoi që situata mes Stelinës dhe Kejsit të shpërthente brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Dy ish-partnerët, të njohur për historinë e tyre në “Për’puthen”, u përballën sërish me njëri-tjetrin, këtë herë mes tensioni, ironie dhe dyshimesh për sjellje pas ndarjes.
Shkak për debat u bë një video ku Kejsi shihej i afërt me një banore të re, Inën, gjë që riktheu xhelozinë dhe pakënaqësitë e Stelinës. Gjatë një bisede të nxehtë, ajo nuk ngurroi ta përballte me akuza të drejtpërdrejta për sjellje të përsëritur.
“Për kaq pak kohë që ne të dy ishim të ndarë, ti lidhesh me të njëjtin person”, tha Stelina me tone të ashpra.
Situata u tensionua edhe më shumë kur ajo ironizoi veprimet e tij, duke shtuar: “Shoqet ti i puth se ke problem?”.
Nga ana tjetër, Kejsi reagoi pa hezitim, duke e bërë të qartë se nuk i detyrohet askujt llogari për jetën e tij private:
“Çfarë bëj unë me jetën time është puna ime. Në momentin që ndahem nga dikush dhe nuk kam më detyrime ndaj tij, nuk kam arsye pse të jap shpjegime.”








