Beniada Nishani ishte ndër personazhet më të komentuar ditët e fundit pas pjesëmarrjes së saj në Festivalin e Filmit në Venecia. Shkak u bë një foto ku Beniada shfaqej duke shkëmbyer një puthje në buzë me modelen dhe spikeren Gloria Fregonese teksa parakalonin në tapetin e kuq. Pasi foto bëri xhiron e rrjetit, Beniada ka reaguar duke treguar se ky moment ka ndodhur në Festivalin e vitit të kaluar dhe ka zbuluar se këtë vit ajo është veshur me një fustan të zi elegant me një rrip në qafë, ndryshe nga fustani gold që mbante veshur gjatë fotos së famshme.