Beatriçe, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, nuk është nga ato figura publike që ndan shpesh detaje nga jeta personale. Por një moment pas performancës së saj në gjysmëfinalen e Eurovision-it në Basel tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.
Ajo u pa duke u puthur me partnerin e saj, artistin italian Marcello Batelli – një moment i kapur nga kamerat dhe që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Shqipëria arriti të kualifikohej në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, dhe Beatriçe e ndau këtë sukses me një puthje të përzemërt ndaj Marcello-s. “Pas përfundimit të natës, ndërsa shumë njerëz festonin, Beatriçe e ndau gëzimin me Marcello-n me një puthje plot emocion.”
Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk është komentuar shpesh në media, partneri i saj është parë herë pas here duke e mbështetur në koncerte dhe evente të ndryshme muzikore.