Dua Lipa dhe Trevor Noah kanë nxitur thashetheme për një romancë të mundshme. Të dy u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar teksa kishin dalë në Nju Jork.
Këngëtarja dhe komediani shijuan një darkë intime, në një restorant xhamajkan. Në fotot e publikuara nga DailyMail, shihet se Dua dhe Trevor e mbyllën mbrëmjen me një puthje dhe një përqafim të ëmbël përpara se të ndaheshin. Një dëshmitar okular tha për DailyMail: Ata ishin ulur në heshtje larg nga të gjithë të tjerët në restorant. Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë darkës. U larguan së bashku dhe ecën, duke u ndalur për përqafime të gjata dhe në puthje. Dua ishte veshur me një xhaketë sportive lëkure të zezë dhe me një T-shirt e xhinse të gjera. Trevor kishte veshur një xhaketë të gjelbër të stilit ushtarak, mbi një këmishë të zezë, së bashku me xhinse të zeza.Nata e takimit përfundoi në vende të ndryshme për secilin pasi ata nuk u larguan bashkë.