Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas suksesit në “Super Bowl”, Bad Bunny zhduket nga rrjetet sociale! 10/02/2026
“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, Luiz Ejlli hap zemrën me Stenaldon… 09/02/2026
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, plane për t’u bërë prindër në mes të një krize familjare 09/02/2026
DUA nga “Cohl’s”, një dhuratë që vishet! 09/02/2026
“I drejti fiton gjithmonë”, marrëdhënia Selin -Gimbo reagojnë motrat e Dj-it! 09/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Pyesja veten përse ekzistoj”, Eneda Tarifa tregon luftën me depresionin: Nuk kam qenë gati…

03/12/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Pyesja veten përse ekzistoj”, Eneda Tarifa tregon luftën me depresionin: Nuk kam qenë gati…

Këngëtarja Eneda Tarifa ka ndarë një kapitull të ndërlikuar të jetës së saj gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”. Ajo ka treguar për herë të parë se, pa e kuptuar në fillim, kishte kaluar një periudhë depresioni që ndikoi thellësisht në gjendjen e saj emocionale dhe mendore.





Edhe pse e rezervuar për të zbuluar shkaqet e sakta të kësaj gjendjeje, Eneda rrëfeu se ky ishte një moment i vështirë dhe sfidues, që e bëri të vinte në pikëpyetje edhe vetë ekzistencën e saj. Ajo pranoi se vetëm pasi e kishte kaluar këtë fazë, kishte arritur të kuptonte simptomat dhe ndjesitë që e kishin pushtuar, ndërsa nënvizoi rëndësinë e kërkimit të ndihmës profesionale.

“Në atë kohë nuk e dija që po përjetoja depresion,” tha ajo. “Por simptomat ishin aty – mendime ankthi, frikë për jetën dhe pyetje ekzistenciale si ‘Pse jam këtu? Pse ekzistoj?’ Nuk ishte një depresion i rëndë, por gjithsesi një periudhë shumë e ndërlikuar për mua. Mendoj se këto janë ndjesi që çdo njeri mund t’i përjetojë në një moment të caktuar.” tha ajo.


Edhe pse e vetëdijshme për nevojën e ndihmës, Eneda pranoi se nuk kishte arritur ta kalonte barrierën e të kërkuarit mbështetje profesionale.

“Kam menduar shumë herë të shkoj te një psikolog,” tha ajo. “Madje kam bërë edhe orare, por gjithmonë në momentin e fundit ndryshoja mendjen. Nuk kam qenë gati të hapem dhe të tregoj atë që kam brenda meje. Ndoshta kjo lidhet edhe me mentalitetin tonë, pasi ende ekziston një ndjesi se kërkimi i ndihmës psikologjike është një dobësi,” tha Eneda.

Rrëfimi i sinqertë i Eneda Tarifës hedh dritë mbi sfidat e shëndetit mendor dhe nevojën për ta normalizuar kërkimin e ndihmës profesionale.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas suksesit në “Super Bowl”, Bad Bunny zhduket nga rrjetet sociale!
Breaking News

Pas suksesit në “Super Bowl”, Bad Bunny zhduket nga rrjetet sociale!

10/02/2026
“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, Luiz Ejlli hap zemrën me Stenaldon…
Breaking News

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, Luiz Ejlli hap zemrën me Stenaldon…

09/02/2026
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, plane për t’u bërë prindër në mes të një krize familjare
Breaking News

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, plane për t’u bërë prindër në mes të një krize familjare

09/02/2026
DUA nga “Cohl’s”,  një dhuratë që vishet!
Breaking News

DUA nga “Cohl’s”, një dhuratë që vishet!

09/02/2026
“I drejti fiton gjithmonë”, marrëdhënia Selin -Gimbo reagojnë motrat e Dj-it!
Breaking News

“I drejti fiton gjithmonë”, marrëdhënia Selin -Gimbo reagojnë motrat e Dj-it!

09/02/2026
Kim Kardashian & Hamilton bashkë në Super Bowl, zyrtarisht në lidhje?
Breaking News

Kim Kardashian & Hamilton bashkë në Super Bowl, zyrtarisht në lidhje?

09/02/2026
Next Post
“Kam nevojë për ndihmë”/Këngëtarja tregon efektet negative të Botox-it

“Kam nevojë për ndihmë”/Këngëtarja tregon efektet negative të Botox-it








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera