Georgina Rodriguez e ka quajtur momentin më të keq të jetës, humbjen e djalit të saj në prill. Georgina ka folur gjatë dokumentarit të saj në Netflix ku tregoi se pyeste veten se si mund të vazhdonte përpara, por vetëm fëmijët bënë që ajo ta kalonte. Modelja priste binjakë me Cristiano Ronaldon në prill kur ata dhanë lajmin e trishtë se djali i tyre kishte lindur i vdekur.
“Këtë vit kam përjetuar momentin më të mirë dhe më të keq të jetës sime në një çast. Një pjesë e madhe e zemrës sime u thye dhe pyeta veten se si mund të vazhdoja. Përgjigjen e kisha më afër se sa mendoja. Shikova në sytë e fëmijëve të mi dhe atje pashë të vetmen mënyrë për ta bërë këtë, duke qenë të gjithë bashkë”, u shpreh Georgina.