Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pyetësori i fundjavës/ Ku je sot Fjodora?

08/08/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Pyetësori i fundjavës/ Ku je sot Fjodora?

Ata që mezi presin të premten t’ia mbathin apo ata që mezi presin të flenë deri në 10? Udhëtime laps e letër apo “të dalë ku të dalë?”… Plazhi më “in” i jugut apo një qoshkë e fshehur për qejf të shpirtit? Bileta që të çojnë larg apo salloni i shtëpisë para tv? Edhe kështu, edhe ashtu. Sepse fundjavat e verës kanë tjetër shije. Zbuloni sot fundjavën verore të Fjodora Fjorës..





Cili është mendimi i parë që të sjell e premtja verore?

Ku do ikim për fundjavë? Ku të jetë veç të ikim. Nuk me shtyhet fare fundjava në shtëpi, por kjo nuk është vetëm në verë. Në përgjithësi më pëlqen fundjava në lëvizje, por padyshim në verë akoma më shumë.


A të duket sikur fundjavave të verës gjithë Instagrami ikën në plazh kurse gjithë bota është në shtëpi?

Jooo sepse unë me siguri bëj pjesë të kategoria jam në plazh. Vetëm për ndonjë arsye të pamundur do kem mbetur edhe vetë në shtëpi. Unë jam fiks ajo që nga Instagrami i dukem gjithë botës gjithë kohës në plazh ?! Më pëlqen të postoj.

A është opsion për fundjavën tënde “Zgjohu në 10, rri në divan fli prapë e mos dil nga shtëpia”?

Pikërisht tani që po shkruaj këtë intervistë jam në krevat dhe ora ka kaluar 10. Por kur ke një fëmijë ende te vogël dhe deri diku kërkues ky nuk është një luks i mundur. Thjesht përfiton për sa kohë nuk të duhet të gatuash, ti përgjigjesh, të luash apo të mësosh me të. Muhabete mamash dmth… por më e lodhshmja është kur ke ndonjë ditëlindje fëmijësh… atëhere duhet ta marrësh me sportivitet.

Plazh larg syve të botës apo në rreshtin e parë të resortit më të famshëm?

Unë jam të dyja. Varet se ku më çon fundjava. Nuk kam asnjë prb tjetër veç të jem sa më afër detit sepse e adhuroj dhe dua ta shoh pa pengesa e të zhytem sa herë dua.

Fundjava më e bukur e jetës tënde që të del edhe në ëndërr?

Paris 2006! Nuk kam për ta harruar kurrë, vizita ime e parë në Paris dhe Francë njëkohësisht. E mbushur plot ndjesi, shije, përjetime, art, pasion. Në ëndërr nuk më del, por me sy hapur e ëndërroj shpesh atë përjetim dhe ato ditë në Paris. Ka qënë padyshim një nga momentet më të bukura në jetën time.

Po fundjava apo udhëtimi që do doje ta harroje?

Nuk më vjen në mendje një i tillë. Besoj se edhe në momente të vështira mbetet diçka për t’u kujtuar e për të biseduar në të ardhmen. Për shembull me shoqen time të ngushtë kur shkuam në Singapor për fundjavë, pasi po qëndronim në Malajzi, autobusi ynë edhe pse ishte një linjë luksi ngatërroi rrugën dhe ne nga ora 9 e mbrëmjes që duhet të arrinim në destinacion arritëm në orën 2 të natës. Si të mos mbaronte me kaq patëm një seri peripecish për hotelin në atë orë, por sot kur i kujtojmë qeshim me lot për gjithë këtë gjë! Pasi, sa shanse mund të ketë që një autobus luksoz turistik të ngatërrojë nje dalje në autostradë në Malajzi?! Është gati si një film.

Një fundjavë vere në plazh apo një dasmë të zhurmshme fisi?

Sa më ka marrë malli për një dasëm… por edhe plazhit si them jo. Do isha stërmunduar t’i arrija të dyja… kjo jam unë.

Bën plane të gjata e të detajuara apo destinacioni vendoset të premten pasdite në çastin e fundit?

“Last minute is my moto”, por ka filluar të bëhet problem për të gjetur hotele ndaj që të jem brenda e rezervoj diçka që nga fillimi i javës, të jetë për siguri. Por plani mund të ndryshojë direkt me një propozim më interesant.

A nuk shijojnë më shumë të shtunat e të dielat pa plan?

Absolutisht që po, por ka gjithnjë e më pak njerëz të guximshëm për tët ndjekur në aventurën tënde. Spontaniteti ka qenë gjithmonë një nga karakteristikat e mia në jetë. Dhe uroj të mbetet kështu.

Përshkruaje me një fjalë të dielën në darkë…

Paqe përballë detit ose një darkë e këndshme në bujtinën ku kam shkuar. Nuk do te jem asnjëherë njeriu që shpenzon orë të tëra në trafik për t’u kthyer të dielën në mbrëmje. Do shijoj pikërisht ato orët kur gjindja ikën dhe mund të përjetoj qetësinë e këtyre orëve./revistawho.com

Tags: aventuraFjodora Fjorafundjavei fundjavesjekupapriturplaneplazhpyetesorisot
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!
Breaking News

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!

05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon
Breaking News

“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon

05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!
Breaking News

Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!

05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?
Breaking News

Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?

05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…
Breaking News

Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…

05/12/2025
Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”!
Breaking News

Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”!

05/12/2025
Next Post
Bebe Rexha thotë 25 gjëra për veten dhe sigurisht përmendi pak shqip

Bebe Rexha thotë 25 gjëra për veten dhe sigurisht përmendi pak shqip








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera