Nëse dëshiron të surprizosh partnerin me diçka ndryshe këtë Shën Valentin, këto ide dhuratash janë argëtuese, unike dhe plot dashuri!
1. Set për kujdesin personal
Një paketë me produkte të kujdesit për trupin, si pastrues, kremra, dhe parfum, për një ditë relaksuese dhe komode.
2. Biletë për një ngjarje sportive
Një biletë për një ndeshje të ekipit të tij të preferuar ose për një ngjarje sportive që e ka dashur gjithmonë
3. Lojë video-game për konsolën e tij
Një lojë të re për konsolën e tij të preferuar, duke i dhuruar mundësinë për të kaluar kohë të këndshme në shtëpi!
4. Eksperiencë e personalizuar me makinë!
Një ditë ku mund të kaloni kohë me një makinë sportive, duke e mundësuar të ndjehet si një drejtues profesional për disa orë.
5. Një eksperiencë me helikopter
Një udhëtim me helikopter për të parë qytetin ose natyrën nga lart – një përvojë që do të mbetet në kujtimet e tij përherë.
6. Abonim për palestër ose fitness
Një abonim për palestër ose për një program të personalizuar për fitnes – për një partner që kujdeset për trupin dhe shëndetin.
7. Rroba sportive
Një bluzë apo një kapuç i markës që ai pëlqen, ose një palë atlete të reja për aktivitete të jashtme.
8. Çorape me fytyrat tuaja
Një dhuratë qesharake dhe e personalizuar që do t’i bëjë të qeshë sa herë t’i veshë! .
9. Lojë me kartat “Pse të dua”
52 letra me arsye të ndryshme pse e dashuron – perfekte për të shprehur ndjenjat në mënyrë unike.
10. Biletë për një aventurë surprizë
Një biletë për një koncert, një udhëtim të shkurtër ose një aktivitet të çmendur që nuk e keni provuar më parë.
11. Libër me “kupona dashurie”
Kupona të personalizuar me shërbime të vogla si “masazh 30-minutësh” ose “zgjedh film për mbrëmjen.”
12. Pizhame të njëjta për çiftin
Një dhuratë e ëmbël dhe komode për netët e ftohta të dimrit.
13. Kartë dëshire për çdo ditë të vitit
Një kartë e bukur me mesazhe dashurie dhe dëshira të veçanta për çdo muaj të vitit.
14. Bli një shenjë kujtimi për çiftin
Një orë me inicialet e të dyve, ose një shenjë simbolike që do t’ju kujtojë përherë dashurinë tuaj.
Zgjidh dhuratën që i përshtatet më shumë personalitetit të partnerit dhe bëje këtë Shën Valentin të paharrueshëm!