Thashethemet për një romancë mes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet janë rindezur pasi Range Rover i zi i Jenner-it u pa duke mbërritur në rezidencën e Chalamet në Beverly Hills të enjten.
Javën e kaluar filluan të qarkullojnë thashethemet për një romancë të mundshme mes miliarderes 25-vjeçare dhe aktorit 27-vjeçar. Megjithatë, asnjëra palë nuk është përgjigjur publikisht ndaj spekulimeve dhe përfaqësuesit e dyshes nuk i kanë komentuar thashethemet.
Disa fansa janë skeptikë për çiftin, ndërsa të tjerë janë të emocionuar.