Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5! 19/12/2025
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën! 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Qepa, aleati magjik që parandalon rënien e flokëve dhe përshpejton rritjen e tyre

10/07/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Qepa, aleati magjik që parandalon rënien e flokëve dhe përshpejton rritjen e tyre

Pavarësht ngjyrës së tyre, llojit: të drejtë apo kaçurrela, prerjes apo gjatësisë, flokët janë një element shumë i rëndësishëm i shprehjes së stilit dhe personalitetit të një femre. Zakonisht thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë së një femre, ndaj kur vini re një rënie masive të tyre shumë prej jush ndihen keq shpirtërisht. Rënia e flokëve është një proces shumë normal që prek pothuaj çdo njeri, por nëse vini re se po humbni gjithmonë e më shumë flokë duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur. Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të tillë si dietat drastike, shtatzënia, menopauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike, çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i medikamenteve të caktuara, stresi dhe çrregullimet hormonale. Të lodhura nga ky problem, aq më tepër që tani ka filluar sezoni i plazhit dhe flokët tuaja mbulojnë peshqirin e plazhit apo shezlonin, Living ju propozon një maskë shumë interesante. Qepa është një ndër ato perime që me siguri nuk mungon në shportën e ushqimeve pasi i jep një shije speciale sallatërave, gjellës, byrekut etj. Por, qepa mund të përdoret edhe në flokë. Pikërisht siç e lexoni, qepë dhe leëng qepe në flokë. Ajo përmban komponime sulfurike, të cilat rrisin prodhimin e kolagjenit që ndikon në përshpejtimin e rritjes së flokëve dhe përbërës antiinflamatorë që luftojnë rënien e flokëve. Merrni një qepë të vogël ose gjysmë qepe dhe grijeni imët, bashkojeni me vaj kokosi dhe me ndihmën e dy duarve vendoseni në gjithë skalpin. Masazhoni flokët për 10 minuta dhe mbuloni kokën me peshqir për disa orë. Në qoftë se nuk ju duket praktik ky trajtim, mund të kaloni dy qepë të vogla në frulator dhe dy lugë gjellë vaj kokosi. Aplikoni më pas masën e formuar në gjithë gjatësinë e flokut dhe mbështillini. Lani kokën si zakonisht, duke e krehur paraprakisht dhe thajeni natyralisht. Ky veprim duhet përsëritur rreth një muaj derisa të vini re vetë rezultatet e para./Living





 


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
E bukur si Xhemi, moderatorja mahnit me bikini

E bukur si Xhemi, moderatorja mahnit me bikini








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera