Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Qershori një muaj i vështirë me dy eklipse! Eklipsi i parë i muajit dhe ndikimi i tij!

01/06/2020
in Horoskopi
Reading Time: 8 mins read
A A
Qershori një muaj i vështirë me dy eklipse! Eklipsi i parë i muajit dhe ndikimi i tij!

Nga Krisanthi Kalogeri





Mund t’i jemi kthyer sërish ritmeve të jetës së përditshme, por vështirësitë dhe pasiguria mbeten. Situata është kaq e paqëndrueshme sa është vështirë të parashikojmë me saktësi skenën e ngjarjeve që do të ndodhin. Atë që mund të themi është se qershori karakterizohet nga situata dhe ngjarje që do të na prekin ne në plan personal dhe vendin tonë. Çështjet sociale dhe ekonomike mbeten  të hapura, ndërsa rreziku i ringjalljes së çështjes ekzistuese, Covid-19, është real pasi rastet sporadike nuk do të mungojnë. Ky muaj i rëndësishëm me dy eklipse sjell zhvillime të rëndësishme për periudhën në vijim dhe kërkon prej nesh të mos i dorëzohemi asnjë lloj ekzagjerimi që mund të jetë i dëmshëm për interesat tona, kryesisht financiare, por në të njëjtën kohë na kërkon të shfrytëzojmë mundësitë dhe shanset që paraqiten. Është e nevojshme të ruajmë ekuilibrin dhe me zgjuarsi dhe strategji të arrijmë ato që dëshirojmë. Jeta emocionale dhe marrëdhëniet tona do të na preokupojnë në pjesën më të madhe të muajit. Do të jemi shumë të ndjeshëm dhe do të përjetojmë një larmi në ndjenjat tona, me ulje dhe ngritje dhe larg realitetit. Le të përqendrohemi   për momentin në eklipsin e parë i cili zhvillohet në  datën 5 qershor në shenjën e Shigjetarit. Ky eklips ndikon veçanërisht përfaqësuesit e shenjës së Shigjetarit (të lindur rreth datave 5-9 dhjetor), të Binjakëve ( të lindur rreth datave 3-7 qershor), të Virgjëreshës ( të lindur rreth datave 5-9 shtator) dhe të Peshqve ( të lindur rreth datave 4 – 8 mars). Një periudhë e vështirë me konflikte, ndarje dhe dështime në planet tona do të jetë në ditët që do të vijojnë, kryesisht deri në eklipsin tjetër në 21 qershor. Në disa raste do të shohim persona nga e kaluara të rishfaqen dhe në disa të tjera persona të largohen nga jeta jonë. Mirë është të mos nxitohemi, të mos bëjmë fillime të reja dhe të shmangim lëvizjet ekonomike, vetëm në raste shumë të veçanta kur tema jonë natale ,harta jonë e favorizon mund të dalim të fituar nga situata të tilla. Gjithsesi eklipset janë një shtytje për zhvillim edhe pse ato mund të vijnë përmes vështirësive.  Ëmbël dhe bukur fillon java e parë e muajit Erotike do të jenë  veçanërisht e mërkura dhe e enjtja (datat 3 dhe 4 qershor) dhe do të jemi nën presion psikologjik për marrëdhëniet ekzistuese por edhe për personat që rikthehen nga e kaluara për të hyrë sërish në jetën tonë. Të njëjtat ditë do të na  preokupojnë dhe financat  në lidhje me detyrimet që kemi  si dhe me tendencë për shpenzime të tepërta.

DASHI


Probleme do të dalin në marrëdhëniet ekzistuese ,prandaj tregohuni të kujdesshëm në trajtimin e tyre dhe mos u nxitoni të merrni vendime pasi përmasat që ju u jepni situatave janë të ekzagjeruara. Ju të tjerët që jeni në kërkim të dashurisë pikërisht tani është momenti ta gjeni atë. Takime të papritura me miq dhe të dashur nga e kaluara  ju premton kjo javë. Në qoftë se do të doni të bëni një udhëtim planifikoni çdo gjë, me qëllim shmangien e të papriturave. Pavarësisht nga vështirësitë periudha premton zgjidhje në fushën financiare.

TIP: Kujdesuni për shëndetin dhe gjatë drejtimit të automjetit.

DEMI

Përqendrohuni në sferën financiare , të jeni parashikues, të mos bëni lëvizje të gabuara si dhe shpenzime të tepërta. Java premton disa të ardhura, ndoshta ju i prisnit, por në përgjithësi dhe në veçanti duhet të jeni shumë të kujdesshëm në lëvizjet financiare dhe investimet që doni të bëni. Në fushën emocionale periudha premton takime dhe njohje nëpërmjet  momenteve të bukura  që do të kaloni me miq.

TIP: Kujdes në marrëveshjet financiare me miqtë, mirë është të mos ngatërroni miqësinë me financat tuaja.

BINJAKËT

Është radha juaj për të luajtur rolin protagonist në pjesën më të madhe të muajit, në fakt një rol shumë i rëndësishëm për drejtimin dhe zhvillimin tuaj. Eklipsi i parë zhvillohet në shenjën tuaj, duke ngjyrosur tërë vitin për ju që keni lindur rreth datave 5, 6 dhe 7 qershor.  Të jeni të kujdesshëm në lëvizjet tuaja dhe mos investoni në njerëz dhe situata, sepse rreziku i mashtrimit dhe zhgënjimit është ekzistues, veçanërisht në fushën tuaj sociale – profesionale, me skena dhe prapaskena që do të ndikojnë në karrierën tuaj. Mos hyni në konflikte me eprorët dhe ruani marrëdhëniet që ju interesojnë . Sidoqoftë, është po aq e rëndësishme të shfrytëzoni dhe mundësitë që paraqiten  dhe të përballoheni me sfidat.  Jeta emocionale dhe dashuria do të jenë fuqia e muajit për ju, pasi me Diellin dhe Venusin në shenjën tuaj krijoni një atmosferë joshjeje që favorizon takimet emocionale.

TIP: Shumë situata do të përjetoni gjatë këtij muaji, në fund të tij do të dini ku gjendeni dhe çfarë ju ka ngelur.

GAFORRJA

Në gjysmën e parë të muajit shpesh do të ndjeni nevojën për të zgjedhur vetminë përmes së cilës do të nxirrni në pah krijimtarinë tuaj intensive. Prapaskenat, momentet shumë intime si dhe një histori dashurie e fshehtë nuk do të mungojnë, duke shkaktuar ngatërresa ndonjëherë në jetën personale. Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të pushoni siç duhet, pasi do të duhet të merrni përsipër përgjegjësi  dhe detyrime. Organizoni sa më mirë jetën tuaj të përditshme dhe kujdesuni për një mënyrë të shëndetshme jetese.

TIP : Jetoni gjatë kësaj periudhe duke u përqendruar përsëri te miqtë, te projektet tuaja dhe te promovimi i tyre.

LUANI

Me ndryshime karakterizohet sektori profesional, kryesisht për ju të lindur në dhjetë ditët e para të shenjës, megjithatë duhet të keni kujdes në formësimin e planeve tuaja, veçanërisht në qoftë se do të duhet të kontribuoni financiarisht në të. Kujdesuni për financat tuaja këtë muaj duke shmangur bujarinë dhe investimet e mëdha. Jeta intensive sociale dhe aktivitetet e ndryshme me miqtë zbukurojnë jetën tuaj emocionale dhe erotike, ku do të ndiheni të ngatërruar dhe ndoshta në dilemë.

TIP : Mos e teproni, ekuilibroni dëshirat dhe impulset tuaja. Kjo periudhë kontribuon më shumë në një jetë emocionale të lehtë dhe sipërfaqësore dhe në një krijimtari së frymëzuar.

VIRGJËRESHA

Ngjarjet e periudhës zhvillohen në fushën sociale dhe profesionale dhe ndoshta ekuilibri dhe stabiliteti tronditen këtë herë. Bashkëpunëtorët dhe konkurrentët do të përpiqen t’ju sjellin pengesa me mënyra të ndryshme ndoshta jo shumë të dukshme nga ana juaj ose ju nuk do të jeni në gjendje t’i shikoni qartë, prandaj tregoni konsistencën dhe zellin që ju karakterizon dhe mos u besoni të tjerëve. Miqtë janë pranë jush dhe pas datës 21/6 do të keni mundësi të korrigjoni shumë gjëra. Jeta juaj emocionale do të jetë e komplikuar dhe shanset për të rënë nga retë në tokë ose anasjelltas, nga toka të fluturoni drejt reve  janë të shumta.

 TIP: Shmangni konfliktet dhe tensionet, veçanërisht në marrëdhëniet profesionale. Mbani një shportë vogël ndaj premtimeve dhe të dhënave që do të keni gjatë kësaj periudhe.

PESHORJA

Puna dhe marrëdhëniet kërkojnë vëmendjen dhe kujdesin tuaj. Kërkesat tuaja emocionale do të jenë të larta, por do të ishte më mirë të vlerësoni personat që keni tashmë në jetën tuaj duke u përpjekur të ruani ekuilibrin e marrëdhënieve. Nga ana tjetër vështirësitë në jetën personale dhe emocionale mund të largojnë vëmendjen tuaj nga puna me rrezik të bëni gabime që mund t’ju kushtojnë. Disa shpërthime zëri do të dëgjohen në jetën tuaj të përditshme që mund t’ju destabilizojnë. Të jeni të qetë, gjakftohtë , të përpiktë dhe të disiplinuar në punën tuaj.

 TIP: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe mbani qëndrueshmërinë në punë.

AKREPI

Ju përfaqësuesit e Akrepit jeni në fazë ndryshimesh por edhe përpara përgjegjësish, kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Marrëdhëniet dhe partneritetet testohen, dhe sektori financiar kërkon vëmendje të veçantë  për gjithë periudhën në vijim . Ju jeni të guximshëm dhe kjo shpesh fsheh rreziqe që mund të kushtojnë në xhepin tuaj, prandaj kujdes në investimet që mund të doni të bëni. Falë komunikimit të mirë dhe mendjes tuaj strategjike mund të arrini shumë. Periudha karakterizohet nga romantizëm dhe energji pushtuese duke zgjuar brenda jush instinkte të forta erotike, diçka që përshtatet plotësisht me natyrën tuaj.

 TIP: Përfitoni nga situatat dhe përqendroni energjinë tuaj të pashtershme në një projekt krijues.

SHIGJETARI

Ju po kaloni një periudhë stresi dhe ankthi në fushën profesionale, por këmbëngulja juaj do t’ju lejojë të keni sukses. Qershori po vjen për të lënë gjurmë në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve dhe për të theksuar rëndësinë e tyre. Marrëdhëniet ekzistuese janë duke u testuar, ndërsa persona nga e kaluara dhe takime fatale çorientojnë jetën tuaj emocionale. Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve. Shqetësimet familjare dhe konfliktet nuk do të mungojnë, dhe është momenti për të restauruar marrëdhëniet problematike brenda saj. Nuk përjashtohet mundësia që disa prej jush të shkojnë në një shtëpi tjetër.

 TIP: Shmangni përplasjet dhe konfliktet në ambientin familjar, rimbushni bateritë tuaja.

BRICJAPI

Ju mund të dilni pak nga rutina dhe gjërat e zakonshme në gjysmën e parë të muajit dhe kjo mund të ndikoj që të  ndiheni pakëndshëm. Mundohuni të realizoni projektet që keni planifikuar diçka që do të ndikoj pozitivisht në psikologjinë tuaj . Problemet në jetën e përditshme, marrëdhëniet me klientët dhe të afërmit do t’ju çorientojnë  dhe do të duhet të rishqyrtoni të dhënat dhe disa vonesa duke u rikthyer në situata apo persona të së kaluarës. Mos u çorientoni se do të humbisni fitime dhe mbështetjen e deri tanishme.

TIP: Gjeni mënyrën për tu çlodhur dhe mos merrni pjesë në diskutime që mund të shndërrohen në thashetheme pasi do të kenë pasoja në punën tuaj.

UJORI

Periudha duket se është emocionale dhe erotike për ju, por jo gjithçka do të jetë idilike dhe e përkryer, por plotësisht në masat tuaja. Dashuritë e tanishme por dhe të së kaluarës do të ​​zbukurojnë jetën tuaj emocionale dhe ju do t’i shijoni pa u ndjerë të fajshëm edhe pse mund të gjendeni në të dyja tablotë.  Diku midis dashurisë dhe portofolit luhet gjithë loja gjatë kësaj periudhe. Dhe dashuria me të vërtetë mund të jetë një lojë për ju, por në sektorin financiar duhet të shmangni rreziqe të mëdha. Do të keni një sens të fortë të fatit dhe vërtet nuk bëni gabim,  jeni të favorizuar, por deri në një farë mase. Ekzagjerimi do t’ju udhëheq në gabime.

 TIP : Lojërat e fitimit dhe risku në investime kërkojnë dhe talent, sigurohuni që e posedoni atë.

PESHQIT

Tregoni talentin tuaj artistik dhe krijues, mbase është koha për tu bërë të njohur. Qershori thekson personalitetin tuaj intuitiv dhe frymëzues, ndërsa njëkohësisht nxjerr dinamizmin tuaj. Familja do t’ju preokupoj pjesën më të madhe të muajit përmes aktiviteteve të përbashkëta, punës së përbashkët ose disa problemeve që do të lindin. Shijoni shtëpinë tuaj dhe kënaquni me vaktet dhe momentet romantike me partnerin, leni imagjinatën tuaj t’ju çoj larg. Pas  datës 21/6, dashuria dhe krijimtaria do të gjenden në nivele të larta. Persona mjaft interesantë, të bukur por dhe fatal do të hyjnë në jetën tuaj

 TIP: Lëreni veten të pushtohet nga gjithçka që ndjeni dhe jetoni ndjenjat dhe emocionet tuaja me vetëbesim.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Me foton më të ëmbël të Ameli dhe Duam, Miriam Cani tregon se ky është 1 qershori më i bukur i saj

Me foton më të ëmbël të Ameli dhe Duam, Miriam Cani tregon se ky është 1 qershori më i bukur i saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera