Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Qetësohuni në punë me këto teknika të jogës

29/03/2016
in Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
Qetësohuni në punë me këto teknika të jogës

Të punoni gjithë ditën në një tryezë mund të jetë më stresuese për trupin tuaj sesa ju mendoni. Të kaloni një periudhë të gjatë kohe në një karrige mund të shkaktojë ngadalësimin e qarkullimit të gjakut, duke nënkuptuar që muskujt tuaj nuk po marrin oksigjenin e nevojshëm dhe kjo shpesh rezulton në një tension muskujsh. Dhe nëse i shtojmë kësaj dhe stresin që mund të keni nga shefi juaj, ky mund të jetë një moment për të marrë një qetësues. Ky stres mund të transmetohet dhe në jetën tuaj personale, duke rezultuar në rritje të ankthit dhe netë pa gjumë. Për fat të mirë, siç kanë zbuluar shumë persona, joga mund të ofrojë lehtësim të madh për stresin që lidhet me të punuarit në zyrë. Disa lëvizje të jogës mund të bëhen në vetëm pak minuta, në tryezën tuaj të punës. Tërheqjet e jogës dhe ushtrimet e frymëmarrjes i japin oksigjen gjakut, përmirësojnë qarkullimin e gjakut drejt muskujve dhe lehtësojnë tensionin.





Merrni frymë thellë

Hapi i parë për t’u qetësuar në zyrë është të mësosh teknikat e duhura të frymëmarrjes. Provoni teknikat e mëposhtme:


– Merrni frymë thellë nga fundi i stomakut (diafragma), duke parë se si barku juaj fryhet si një tullumbace. Shpatullat tuaja mund edhe të kërcasin, teksa ajri i ri zëvendëson të vjetrin. Më pas nxirreni frymën ngadalë. Përsëriteni këtë proces për të paktën një minutë. Mbyllini sytë në rast se mundeni dhe mundohuni që çdo herë të ndërmerrni frymëmarrje më të thella, më të ngadalta dhe më të gjata. Mos e mbani frymën, por vazhdojeni atë teksa qetësoni trupin dhe lini tensionin të largohet.

– Merrni frymë me hundë për një sekondë, pastaj nxirreni frymën jashtë për një sekondë. Përsëriteni këtë proces, duke shtuar një sekondë frymëmarrjen brenda dhe jashtë. Ju do të ndiheni shumë më të qetë në momentin që do të keni arritur një frymëmarrje deri në dhjetë sekonda.

Tërheqje

Tërheqja është një nga mënyrat më të mira për t’u qetësuar dhe relaksuar gjatë ditës së punës. Ka pozicione terapeutike të jogës që mund të bëhen ndërsa jeni i ulur në tryezë, që do të bëjnë mrekulli për pjesën tuaj të pasme, qetësinë e mendjes dhe tensionin kronik të qafës dhe shpatullave që ndodh kaq lehtë, teksa keni qëndruar gjithë ditën në tryezën e punës. Qëndroni në buzë të karriges, duke vendosur duart mbi gjunjë. Jepini shpinës përpara, duke tkurrur shpatullat përpara, sikur krijoni një xhungë në kurriz. Mbajeni këtë pozicion për një sekondë ose dy dhe më pas ngrijini supet. Përsëriteni këtë proces deri sa të ndjeni që kurrizi juaj të qetësohet.

Teknika të tjera

Përveç ushtrimeve të frymëmarrjes dhe tërheqjes ka dhe disa elementë të tjerë që mund t’ju ndihmojnë gjatë ditës së punës…

Aromaterapi: Në rast se ju mbani një mbajtës aromash në tryezë duhet të zgjidhni atë që lëshon një aromë karakteristike qetësuese. Vetëm sigurohuni që aroma nuk shqetëson kolegët tuaj.

Çaj: Në vend që të merrni një pushim për të pirë kafe, më mirë pini një çaj kamomili. Kamomili iu ndihmon të qetësoheni pas një periudhe stresuese me menaxherin ose kolegët tuaj. Ndihmë vizuale: Mbani një fotografi të vendit tuaj të preferuar, një citim që iu frymëzon ose lule të freskëta në tavolinën tuaj të punës – kujdesuni për veten.

Puna po më shkatërron!

Nuk është imagjinata juaj dhe nuk është një shaka: puna juaj në fakt mund të jetë duke iu sëmurë, duke iu lënë pa gjumë dhe duke shkatërruar sistemin tuaj imunitar, duke iu bërë më të brishtë ndaj sëmundjeve. Gjërat janë me të vërtetë më stresuese këto ditë. Në fakt, stresi në vendin e punës është rritur shumë gjatë viteve të fundit, sipas kërkuesve. Ja ku është dhe një tjetër gjë e mirë nga po këta kërkues: Armiku mund të jetë brenda. Ajo që e bën punën stresuese nuk ka të bëjë vetëm me pritshmëritë e larta, por gjithashtu dhe me mënyrën se si ju reagoni ndaj këtyre ndryshimeve dhe sa kujdeseni për veten.

Më poshtë janë tre hapa të thjeshtë për të hequr stresin e punës:

Praktikoni që t’i kushtoni vëmendje asaj që shkon mirë çdo ditë, sesa të fiksoheni pas problemeve. Teksa ju bini të flini çdo mbrëmje, detyrojeni veten të kujtoni dhe të rishikoni diçka të mirë rreth ditës që kaluat.

Plotësojini vetes tri dëshira çdo ditë – tri gjëra që janë të këndshme dhe relaksuese për ju. Bëjini ato gjithmonë! Bëni gjumë të mjaftueshëm, ushtrime për të paktën 30 minuta në ditë (një shëtitje mund të mjaftojë) dhe hani shëndetshëm, me ushqime të mirëbalancuara.

Deri sa ju të fitoni një lotari, që do të zgjidhë problemet tuaja, stresi në vendin e punës ka të ngjarë të jetë i pranishëm gjithnjë. Por nuk ka arsye që ju të mos e largoni atë, duke menaxhuar mendimet tuaja dhe stilin e jetesës.

Tags: jogapune
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
6 përgjigje për kolesterolin… Çfarë është dhe si luftohet?!

6 përgjigje për kolesterolin... Çfarë është dhe si luftohet?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera