Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

QKUK del me qëndrim për Noizyn, ja çfarë reagimi kishte pas operacionit (FOTO)

14/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
QKUK del me qëndrim për Noizyn, ja çfarë reagimi kishte pas operacionit (FOTO)

Një incident i armatosur që ndodhi dje në Prishtinë, ndërmjet dy grupeve të këngëtarëve nga Kosova dhe Shqipëria, rezultoi me dy persona të plagosur. Bëhet fjalë për reperin Rigels Rajku (Noizy) dhe Denis Hajri (Varrosi), të cilën mbrëmë i janë nënshtruar operacioneve, pasi gjendja e tyre ishte përkeqësuar pas goditjeve të cilat kishin marrë në trup.





Përfaqësues të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë treguar se dy pacientët i janë nënshtruar operimit, mirëpo njëri prej tyre ka refuzuar të qëndrojë edhe më tej në QKUK. Avni Xhafa, ortoped në QKUK, ka thënë për “Indeksonline” se ishte Noizy i cili nuk dëshironte të qëndronte edhe më tutje në Klinikën e Ortopedisë. Ndonëse plumbi që kishte brenda trupit i është larguar nga mjekët, ai rrezikon që të ketë komplikime shëndetësore në të ardhmen.

“Plumbin ia kam larguar, e ka pas shumë thellë, në kofshë mbrapa. Pasi është kryer intervenimi ai është dashur të ndalet në spital dhe të përcillet gjendja pasi çdo trup metali, pavarësisht a është plumb apo diçka tjetër ai duhet të ndalet në spital dhe të përcillet”, thotë ai.


Më tej, Xhafa tregon se pasi është përfunduar operacioni gjendja e tij ishte stabile, mirëpo s’ka pranuar të qëndrojë në spital dhe se e ka nënshkruar vet refuzimin. Ai thotë se plumbi i është dorëzuar Policisë së Kosovës.

“Gjithmonë trupat e huaj metalik, e sidomos ato me armë zjarri, janë potenacil për ndonjë infeksion. Unë e kam njoftuar me gjitha komplikimet që mundet me i pas, ai e ka marrë mbi vete dhe ka thënë që “Përgjegjësia është e imja, dua të nënshkruaj vet largimin”. Ai thonte po du me shku në koncerte, kam koncert në Ferizaj e Mitrovicë dhe po du me shku. Unë i tregova që me këtë gjendje ti s’je për me shku në koncert, mirëpo ai tha se po e ndjej veten mirë”, ka treguar ortopedi i QKUK-së.

Ndryshe, reperi Noizy pas përljeshjes që kishte me Cozman dhe shokët e tij, në orët e mbrëmjes së djeshme ka performuar në “Coco-Club” në Ferizaj. Ai aty është pritur nga qindra fansa. /Indeksonline/

asvasvas2323_1473841974-1011361

Tags: Noizyspital
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Next Post
BE-ja synon teknologjinë 5G brenda vitit 2025,“wireless” falas në çdo qytet dhe vend publik

BE-ja synon teknologjinë 5G brenda vitit 2025,“wireless” falas në çdo qytet dhe vend publik








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera