Tenisti spanjoll Rafael Nadal Parera është bërë baba për herë të pare. Bashkëshortja e tij Francisca Perello ka sjellë në jetë një djalë që do të mbajë emrin e tenistit. Në qershor u njoftua se Nadal dhe Perello do të bëheshin prindër. Çifti kishte preferuar ta mbante lajmin larg zhurmës mediaike, ndonëse në gusht u zbulua se Perello ishte shtruar në një klinikë private për shkak të komplikimeve në shtatzëni. Fatmirësisht, as shëndeti i nënës dhe as i foshnjës nuk ishin në rrezik, por mjekët shqyrtuan mundësinë e operimit të Perellos. U rekomandua që ajo të pushonte absolutisht dhe të qëndronte në spital. Më në fund çifti po festojnë momentin e lumtur pas disa muajsh të vështirë.