Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rama ka një apel për kuqezinjtë dhe tifozët

15/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rama ka një apel për kuqezinjtë dhe tifozët

Kreu i qeverisë Edi Rama ka komentuar në rrjetin social Facebook në lidhje me ndeshjen që luhet sot për kampionatin Europian “France 2016” mes Shqipërisë dhe Francës. Kryeministri thotë se ndeshja është mjaft e vështirë përballë një skuadre historike si ajo franceze. Por ai nuk përjashton mundësinë për fitore, duke këshilluar lojtarët kuqezinj që të çlirohen nga emocionet që i penalizuan gjatë ndeshjes me Zvicrën. Rama ka evidentuar se futbollistët duhet të mos ndjejnë presionin e përgjegjësisë që dashur pa dashur i është vënë nga të gjithë sportdashësit që presin shumë nga përfaqësimi për herë të parë i Shqipërisë në një kampionat europian. Të njëjtin apel shefi i mazhorancës ja drejton edhe tifozëve të cilët sipas tij duhet të mirëpresin çdo rezultat. “Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve. Super e vështirë po asgjë s’është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit… Le t’u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilidoqoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë ‪#‎ForcaShqiperia në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën”-shkruan Rama në rrjetin social.






Tags: apelEdi Ramakuqezinjtetifoze
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Next Post
Ja cili është kompjuteri i parë mekanik i ndërtuar nga njeriu

Ja cili është kompjuteri i parë mekanik i ndërtuar nga njeriu








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera