Pak para nisjes së ndeshjes së parë të Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve të botërorit “Rusi 2018”, kundër Maqedonisë reagoi edhe kreu i ekzekutivit Edi Rama.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale Rama shprehet se edhe skeptikët e ndiejnë atmosferën në stadiumin e ri të Shkodrës.
“Besoj se dhe më skeptikët për stadiumin e ri e ndjejnë nga atmosfera e jashtëzakonshme në qytet se ç’vlerë ka ai investim. Forca Shqipëria”, shkruan Rama.