Qofshin në të njëzetat, dyzetat apo ca më lart, çunat tundohen kur shohin një motor e jo më pastaj një grumbull. Qofshin sportivë, klasikë, çuna lagjeje, studentë apo edhe qoftë ky edhe kryeministri, që sot i gjendur në Ersekë ka ndeshur andejpari një grup motoristësh hungarezë në rrugë e sipër të një turi nëpër Shqipëri. Edi Rama ka lënë njerëzit me të cilët ndodhej në një vizitë zyrtare dhe ka vrapuar drejt rreshtit të motorëve si fillim për të përshendetur çunat, për t’i pyetur se si iu duket Shqipëria e pastaj për t’u thënë si me shaka se do t’i kish pëlqyer një xhiro. Njëri prej tyre nuk ia prishi hiç dhe mund ta shihni teksa pa u menduar gjatë kryeministri Rama u ul në vendin e pasmë dhe shijoi një xhiro fare të shkurtër me motor. E shkurtër vërtet, por çunave sa për të shuar nepsin iu mjafton, qofshin djelmosha apo burra të pjekur. E si përherë, nuk kanë për t’i rezistuar, si Rama sot./revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?v=Gm4OWEdcflM&feature=youtu.be