Kjo fundjavë e ka gjetur Kryeministrin e vendit, Edi Rama në Malësinë e Madhe. Përpos bukurive të vendit, Rama ka shijuar edhe ushqimin e shijshëm. Ja si e komenton Rama këtë eksperience në rrjetet sociale: “Udhëtimi nëpër rrugën e Malësisë së Madhe, me një ndalesë në Tamarë, një mbrëmje në Vermosh dhe një mëngjes në Bujtinën e Fratit, është një eksperiencë unikale për bukurinë fizike dhe shpirtërore të Shqipërisë”.









