Kritika pa fund ka marrë kryeministri Edi Rama pas urimit që u ka drejtuar besimtarëve muslimanë, duke postuar një foto në proflin e tij në Facebook. Në foto, duket hija e Xhamisë së Ethem Beut, refketuar në kullën e Sahatit në qendër të Tiranës. Por duket se kjo nuk u ka pëlqyer komentuesve, të cilët i janë sulur me akuza e sharje. Shumë syresh e akuzojnë për vonesën e madhe në urimin e rastit, të tjerë për mungesën e fjalëve e disa për foton e zgjedhur/Panorama