Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham? 25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

RAPORTI/ Ja 11 vendet më të sigurta në botë, “kampione” është…

02/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
RAPORTI/ Ja 11 vendet më të sigurta në botë, “kampione” është…

Indeksi për paqen në botë gjatë vitit 2016 është publikuar nga një “think tank” i Institutit për Ekonominë dhe Paqen. Prej tij mësohen vendet më të sigurta për të jetuar dhe ato më të rrezikshme, të cilat duhen shmangur, në mbarë botën. Raporti i dhjetë i përvitshëm, i cili është publikuar që më 8 qershor, rendit 163 vende bazuar mbi nivelet e tyre të paqes dhe prezanton gjetjet përmes një harte të interaktive të ngjyrosur. Çdo vendi i janë dhënë 5 pikë për paqen (samë i ulët ky vlerësim, aq më i lartë është niveli i paqes), i përcaktuar nga analizat e 23 faktorëve të ndara në tri kategori: Niveli i mbrojtjes dhe i sigurisë në shoqëri, konfliktet e brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe militarizimi. Islanda rezulton të jetë “kampionja” e vendeve më të sigurta të botës. Me një vlerësim prej 1.192 pikësh, ishulli europian renditet në majën e botës për shkak të mungesës së konflikteve të brendshme dhe influencës së atyre ndërkombëtare, por edhe për shkak të gjendjes së qetë të shoqërisë së saj, shkruan “Opinion”. Një tjetër vend nordik, Danimarka zë vendin e dytë, me një vlerësim prej 1.246 pikësh, ndërsa Austria plotëson “podiumin” e më të sigurtëve në botë, me 1.278 pikë. Mes 11 vendeve që presupozohen të kenë nivele “tepër të larta” të paqes, 8 prej tyre gjenden në Europë, ndërsa Japonia (e nënta në renditje), Kanadaja (e teta) dhe Zelanda e Re (e katërta), janë ata që shtohen nga mbarë bota. Po vendet më të fuqishme të botës? Britania e Madhe ndodhet vetëm në vendin e 47, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të 103-tët në botë.





Ja 11 vendet më të sigurta ku mund të jetohet:

11. Finlanda – 1.429
10. Sllovenia – 1.408
9. Japonia – 1.395
8. Kanadaja – 1.388
7. Zvicra – 1.37
6. Republika Çeke – 1.36
5. Portugalia – 1.356
4. Zelanda e Re – 1.287
3. Austria – 1.278
2. Danimarka – 1.246
1. Islanda – 1.192


Tags: 11sigurivendet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?
Breaking News

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?

25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…
Breaking News

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…

25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…
Breaking News

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 
Breaking News

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Next Post
FOTO/ Lideri i “Elita 5” krenar, e bija Elita këndon në…

FOTO/ Lideri i “Elita 5” krenar, e bija Elita këndon në…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera