Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Raporti nuse-vjehrrë, Armina Mevlani flet për marrëdhënien me Liri Berishën

05/10/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Raporti nuse-vjehrrë, Armina Mevlani flet për marrëdhënien me Liri Berishën

Lidhja e gjatë me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, prej kohësh është stabilizuar, edhe pse çifti akoma nuk kanë në plan një ceremoni zyrtare martese. Armina dhe Shkëlzeni janë të lumtur bashkë, respektojnë punët dhe hapësirat e njëri-tjetrit, bashkëjetojnë dhe ndihen me fat për dashurinë e tyre. Megjithëse është vënë shpesh në fokus të mediave rozë për raportin me familjen Berisha, Armina duket se tashmë është mësuar me reagimet, komentet dhe ndonjëherë edhe sulmet virtuale për raportin e saj me djalin e ish-Kryeministrit Berisha. Siç e ka deklaruar edhe vetë shpesh në media, marrëdhënia me familjen Berisha ka qenë gjithmonë mjaft korrekte. Ish-kryeministri, por edhe zonja e tij janë treguar përherë miqësorë me Arminën dhe kjo mjafton që edhe blogerja të gëzojë të njëjtin respekt për ta.





Ndoshta nuk është gjithmonë e domosdoshme të jesh shoqe me vjehrrën, por në rastin e Arminës, kjo ka qenë kureshtja më e madhe e të gjithëve: a është (apo mund të jetë) shoqe me vjehrrën e saj, Liri Berisha?


Armina, në çdo dalje të saj publike, flet me shumë dashuri për këtë raport. Të njëjtën gjë që ka bërë edhe sot…

E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, për të rrëfyer më shumë për udhëtimin e fundit në Fashion Week, në Milano dhe Paris, Armina nuk u shpëtoi edhe pyetjeve nga jeta private. Pak kohë më parë, në portale qarkulloi me shpejtësi një foto selfie e Arminës me Liri Berishën. Nuse e vjehrrë i kanë buzëqeshur aparatit dhe kaq ka mjaftuar që titujt për një marrëdhënie të dashur mes tyre të bënin xhiron e rrjetit.

Megjithatë, Armina gjithmonë është korrekte kur pyetet për këtë raport: “Unë e kam shumë, shumë për zemër. Ajo është një zonjë që më mirëkupton. Sepse jo të gjithë prindërit mund ta bëjnë këtë. Në fillimet e mia, edhe prindërit e mi mund të kishin rezerva për punën time, por ajo më mbështet gjithmonë, e vlerëson për punën që bëj”, thotë Armina për zonjën Berisha.

Duke qenë se e ëma e Shkëlzenit e kupton dhe e mirëkupton punën që bën nusja e djalit, e ka më të thjeshtë edhe të vendosë një marrëdhënie të mirë me të, ndaj edhe për Arminën, ajo është kthyer në një mikeshë të mirë: “E ndjej edhe si mikeshë, është një gjë shumë speciale për mua”, thotë blogerja e njohur.

Nëse nuk kemi parë shumë foto bashkë nuse vjehrrë, nuk ka shumë rëndësi. Ato më të bukurat dhe profesionalet, Armina i ka të lara dhe i mban në këndet e shtëpisë dhe të zyrës së saj. Është e lumtur që në çastet e ditëve të lodhshme të hedhë sytë mbi fotot më të bukura dhe të kujtohet sesa me fat është që ka aq shumë njerëz që e duan dhe i do.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Next Post
Parashikimi i motit, e enjte 5 tetor 2017

Parashikimi i motit, e premte 6 tetor 2017








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera