Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat! 09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rapsodi 107-vjeçar në spital, muzikologu apel për ndihmë

21/07/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rapsodi 107-vjeçar në spital, muzikologu apel për ndihmë

Rapsodi ynë i vetëm, 107 vjeçari legjendar Gjok Nonaj, po lufton betejën e tij të fundit me bajlozin e zi, prej 5 ditësh në një spital privat në në Tiranë. Muzikologu Vaso Tole bën thirrje për ndihmë.





“Kemi detyrim të mbështesim atë dhe familjen në këto ditë me gjithçka mundemi, moralisht e sidomos financiarisht, por sot Gjoka shekullor ka nevojë për dhurues vullnetarë gjaku.

Kush ka mundësi, për çfarë do lloj ndihme, të kontaktojë me nipin e Tij Gjovalinin. Cel: 0666161479”, shkruan Tole. Ndërkaq, të pyetur nga “GSH” familjarët thonë se mund të dhurohet gjak nga çdo grup gjaku.


KUSH ËSHTË NONAJ

Gjok Nonaj është lahutari më i vjetër i gjallë, 107 vjeç. Ai ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës ndër vite. Ka qenë vetëm 10 vjeç kur mësoi lahutën dhe është shprehur se “kurrë nuk do ndahet prej saj”. Lahutari i moçëm Gjok Nonaj e ka përcjellë këtë traditë edhe tek e mbesa Lumturije Nonaj, e cila është lahutarja e vetme femër në Shqipëri, por edhe te nipërit e tij Gjovalin dhe Gjet Nonaj. Dalja e tij në “qytetin e festivaleve” u konsiderua një surprizë e rrallë për publikun, studiuesit dhe dashamirësit e folklorit.

Gjok Nonaj është banor i Komunës së Shëngjinit, por prejardhja e hershme e familjes së tij është nga fshatrat e Malësisë së Madhe, që mendohet se është vend i origjinës dhe interpretimit të këngëve mitologjike të Eposit të Kreshnikëve.  Interpretimi i tij i fundit në Festivalin e Gjirokastrës nga goja dhe gishtat të këtij të moshuar të vargjeve mitologjike të eposit të lashtë shqiptar, erdhi si një dëshmi e gjallë e transmetimit gojë më gojë dhe përcjelljes nga një brez te tjetri të këtij eposi të lashtë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Next Post
VIDEO/ Dasmë në shtëpinë e deputetit të LSI-së, nusen e marrin me helikopter

VIDEO/ Dasmë në shtëpinë e deputetit të LSI-së, nusen e marrin me helikopter








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera