Pete Davidson bëri një paraqitje surprizë në Emmy Awards 2022 për të prezantuar çmimin ‘seriali më i mirë komedi’. Komediani u shfaq i veshur me një kostum që Kanye West e kishte veshur disa vite më parë. 28 vjeçari kishte veshur një xhaketë gri me pantallona të së njëjtës ngjyrë dhe syze dielli të bardha, një veshje pothuajse identike me atë të veshur më parë nga West në vitin 2019. Nuk dihet nëse ky ishte një provokim nga Pete ndaj Kanye apo thjesht rastësi.