Robbie Williams u befasua gjatë turneut të tij evropian, kur në një koncert në Budapest zgjodhi një fans nga audienca për ta shoqëruar në skenë. Ai kishte zgjedhur rastësisht të njëjtin fans shumë vite më parë. 49-vjeçari e zbuloi rastësinë e këndshme në rrjete sociale.
“Ja çfarë ndodhi dy netë më parë në Budapest zgjodha dikë nga audienca për të kënduar me mua dhe për habinë time, zgjodha të njëjtin person që zgjodha nga publiku në Budapest 20 vite më parë! Shanset që kjo të ndodhë? 1 në 174,240,000. Më vjen mirë që ju pashë sërish. Me dashuri Rob.”
Artisti ndau dy foto me fansin të bërë së fundmi dhe një tjetër të dyshes në skenë në vitin 2003.
View this post on Instagram








