Në një postim të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, vetë Rozana Radi, ka treguar se ndodhet në ambjentet e spitalit.
Në foton e publikuar, këngëtarja shihet e shtirë në krevat duke lënë të nënkuptohet se ka marrë serum. Ndërkohë që miqtë e saj kanë uruar shërim sa më të shpejt për këngëtaren, ende nuk dihet se cili ka qenw shkaku që e ka çuar artisten në ambjentet e spitalit.
“E mori vesh një Tiranë e tërë kur më bënë këtë, se i kam shumë frikë”, shkruan bashkangjitur postimit Rozana.