Finalja e madhe e e Kupës së Botës përfundoi me fitoren e Argjentinës.
Kylian Mbappe është shpallur lojëtari më i mirë i Botërorit me 8 gola.
Edhe pas këtij titulli mjaft domethënës, Mbappe u duk tepër i mërzitur për humbjen e Francës.
Ai ka reaguar së fundmi përmes një postimi në “Instagram”.
Ylli i futbollit ka ndarë një foto ku shfaqet me trofeun e tij si golashënuesi më i mirë i turneut, teksa nuk e fsheh dëshpërimin në këtë foto duke kaluar pranë kupës.
“Do të rikthehemi”, shkruan Mbappe.