Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Reagon përsëri Rozana Radi: Dikush u mundua të ma prishte këtë gëzim

12/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Reagon përsëri Rozana Radi: Dikush u mundua të ma prishte këtë gëzim

Pas polemikave që shkaktoi statusi i këngëtarit Devis Xherahu, Rozana i tha dy fjalë në emisionin “E diela shqiptare”, por ato nuk kanë mjaftuar, pasi këngëtarja mbrëmjen e djeshme shkruajti një status ku shpjegoi si ndihej në lidhje me këtë gjë. “Dikush u mundua të ma prishte këtë gëzim pasi më votoi më quajti jo këngëtare! Nuk jam fajtore as unë as dikush tjetër që nuk u mjaftuan pikët e tua për të hipur në atë skenë sërisht në natën finale.”-shkruan ajo. Lexoni statusin e plotë:





“Mirëmbrëma! Sapo u ula në shtëpinë time (Premtoj që do t’i lexoj të gjitha) Ka qënë një mbrëmje e mbushur me emocion! Kënga “Ma thuaj ti” lindi në studion e kompozitorit Elgit Doda. Të dy vendosëm të vinim me një temë e cila është shumë aktuale në ditët që po jetojmë. Dhuna në familje! Gruaja e këngës sime është një grua e fortë ashtu siç duhet të jenë të gjitha gratë në situata të tilla. Në jetën time nuk kam takuar asnjëherë një femër që nuk është e fortë, por ndonjëherë ato nuk dinë ta tregojnë forcën që kanë. Duhet një tragjedi që një femër të shfaqë forcën e saj. Mesazhi im është që ta shfaqni forcën para tragjedisë. Jam shumë e nderuar që artistët e votuan masivisht këtë këngë. I përulem publikut i cili më dha një sadisfaksion të madh që s’do ta harroj gjatë gjithë jetës sime. Unë nuk jam soprano, jam këngëtare siç janë shumë të tillë nëpër botë. Kam vokalin tim, karateristikën time të zërit dhe natyrën e këngëve të mia. Dikush u mundua të ma prishte këtë gëzim pasi më votoi më quajti jo këngëtare! Nuk jam fajtore as unë as dikush tjetër që nuk u mjaftuan pikët e tua për të hipur në atë skenë sërisht në natën finale. Nuk votoj vetëm unë në këtë festival janë vota artistësh të vërtetë e jo “të pa shkollë” siç i quajte ti. Mos harro votën më të rëndësishme, duartrokitjet e publikut. Aty e kishe skenën, dole u përballe me publikun pse nuk ja more duartrokitjet si shumë të tjerë që ishin në atë skenë? Unë nuk ja blej dot publikut duartrokitjet. Publiku o të do o s’të do, nuk bën kompromis. Natyrisht që nuk shqetësohem nëse mënyra e të kënduarit tim e frikëson. Tipi i mashkullit që frikësohet nga personaliteti im artistik është pikërisht tipi për të cilin nuk do doja të shtoja më asgjë. Përulem para jush publiku im. Jam e bekuar që ju kam. Ju dua!”


Tags: devis xherahurozana radi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
Next Post
Vajza e Stefi Priftit reagon pas debatit: Ti Bruno je një zero me bisht, ti Flori mëso të kompozosh një këngë pa kopjuar

Vajza e Stefi Priftit reagon pas debatit: Ti Bruno je një zero me bisht, ti Flori mëso të kompozosh një këngë pa kopjuar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera