E kemi parë gjithnjë të bukur, seksi dhe shumë të ëmbël. Por gjatë Javës së Modës në Milano, kemi parë një tjetër Gigi Hadid. Modelja ka qenë duke ecur nëpër rrugët e kryeqytetit italian të modës dhe një mashkull i ka shkuar nga mbrapa duke e ngritur në krah. Modelja është rebeluar më shumë sec duhet dhe e ka grushtuar fansin e pasjellshëm. Pas incidentit ajo ka shkruar në Twitter se ajo është qënie njerëzore dhe si e tillë ka të drejtë të vetëmbrohet.









