Lumturia është e rëndësishme në jetë, por rruga drejt saj për disa është e vështirë që të gjendet dhe për këtë fajtor janë po ata vetë. Një mjek 102-vjeçar ka zbuluar se cili është thelbi i lumturisë për të.
“Zakoni që më ka sjellë shëndet dhe lumturi ndër vite është aftësia për të ndërtuar gjërat nga e para, qoftë kjo një marrëdhënie, një rrugë karriere apo ndonjë projekt”, thotë Dr. Gladys McGarey , mjeke dhe autore e “Jeta e jetuar mirë: 6 sekretet e një mjeku 102-vjeçar për shëndetin dhe lumturinë në çdo moshë”.
Në librin e saj, ajo vetë përqendrohet në të vetmen gjë që duhet të bëjmë për të qenë më të lumtur, por edhe për të qëndruar të shëndetshëm: Të lëmë pas gjërat që nuk kanë rëndësi dhe ato që na shterrojnë energjinë.