Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Receta nga Renato Mekolli/ Hummus Libanez

01/07/2020
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Receta nga Renato Mekolli/ Hummus Libanez

Hummus libanez i përgatitur në shtëpi është shumë i lehtë për t’u bërë, i shijshëm, i shëndetshëm dhe kërkon vetëm disa përbërës të thjeshtë. Shija e tij unike vjen nga tahini, një pastë e trashë e përbërë nga fara susami. Ai mund të gjendet në supermarket dhe është shumë i ushqyeshëm. Hummus është i pasur në proteina dhe vitaminë C, dhe është një burim i shkëlqyer i vitaminës B6.

 





Përbërësit

500 gr qiqra

1 ½ litër ujë

100 gr tahini

100 ml vaj ulliri

70 ml lëng limoni

3 thelpinj hudhre

2 lëkura limoni

1 lugë çaji kumin

Pak piper pikant

  • Hummus Libanez është një pastë shumë e shijshme për të lyer sandwich-in. Ai kombinohet shumë mirë me feta mish gjeldeti dhe me perime si kastraveci dhe karrota.
  • Shërbejeni si një salcë kremoze për të shoqëruar sallatën, duke e holluar me pak vaj ulliri dhe ujë. Shkon shumë me sallatat me gjethe të errëta.
  • Shoqërues shumë i mirë për mishin e pjekur të pulës.

Udhëzimet

Hapi 1Marrim një enë dhe e mbushim me ujë. Në të vendosim qiqrat, të cilat duhet të qëndrojnë në ujë për 12 orë.

Hapi 2Enën e vendosim në zjarr për t’u zier, deri sa qiqrat të jenë zbutur mirë. Për të kontrolluar nëse janë zier, shtypni një prej kokrrave me gisht. Nëse shtypen lehtë dhe ndihen të buta, atëherë janë bërë dhe mund t’i heqim.

Hapi 3Thajmë qiqrat në një enë dhe një pjesë të lëngut e ruajmë, sepse mund të na nevojitet më vonë. I vendosim në multi–mikser, shtojmë kuminin, lëngun dhe lëkurën e limonit, vaj ulliri, hudhër, piper, tahini dhe pak ujë nga qiqrat (nëse e shohim të nevojshme).

Hapi 4E përziejmë shumë mirë, deri sa të formohet një masë kremoze.

Hapi 5E provojmë që të ketë shijen që na pëlqen. Nëse është ashtu siç duhet, e vendosim në një kupë dhe i hedhim sipër pak spec djegës, përsëri vaj ulliri, limon, kumin dhe qepë (sipas dëshirës dhe shijes).

Hapi 6E shërbejmë menjëherë ose e mbulojmë dhe e ruajmë në frigorifer.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Next Post
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2 viktima të tjera dhe 45 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2 viktima të tjera dhe 45 raste të reja brenda 24 orëve të fundit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera