Receta klasike italiane e makaronave me domate, karkaleca dhe erëza të freskëta do të shndërrohet në një nga gatimet tuaja të preferuara. Ndiqni më poshtë hapat se si ta gatuani në shtëpi shumë lehtë dhe shijoni një vakt të shijshëm në çdo moment.
Përbërësit
500 gr makarona “Baretti”
250 gr karkaleca të freskët
200 gr domate të freskëta
Disa gjethe borzilok
Vaj ulliri
Kripë
Piper
- Mund të përdorni tipin e makaronave që dëshironi.
Udhëzimet
Hapi 1Fillimisht lajmë dhe pastrojmë karkalecat duke u hequr kokën dhe bishtin dhe lëmë vetëm pjesën e butë të mishit. Pas pastrimit, i lëmë mënjanë në një pjatë për t’i përdorur më vonë.
Hapi 2Lajmë dhe pastrojmë domatet dhe i grijmë në pjesë shumë të holla në rénde. Marrim një tigan ku vendosim vaj ulliri dhe masën e domateve që premë.
Hapi3Skuqim domatet deri në momentin që shohim se uji ka avulluar plotësisht. Shtojmë kripë dhe piper. E provojmë salcën me një lugë dhe nëse domatja është më e thartë seç duhet, i shtojmë pak sheqer.
Hapi 4
Heqim tiganin nga zjarri dhe në një tigan të pastër vendosim vaj ulliri për të skuqur pak karkalecat.
Hapi 5Pasi të kenë marrë ngjyrë, bashkojmë karkalecat me salcën e domateve që gatuam më parë.
Hapi 6Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë dhe pak kripë. Kur shohim që uji ka nisur të ziejë, vendosim makaronat.
Hapi 7Përziejmë makaronat dy-tri herë në fillim, dhe i lëmë të ziejnë për 10-12 minuta.
Hapi 8Heqim tenxheren nga zjarri, kullojmë makaronat dhe shtojmë salcën e domateve me karkalecat. Shtojmë sipër disa gjethe borziloku të freskët dhe është gati për t’u shijuar.