Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell! 19/02/2026
Dashuria që pothuajse u thye! Libri që zbulon kapitullin më të brishtë të William dhe Kate 19/02/2026
“Kam arritur çdo ëndërr, por jo dashurinë”, boshllëku më i madh që ka Bebe Rexha 19/02/2026
“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm… 19/02/2026
“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit! 19/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Receta nga Renato Mekolli/ Midhje me xhenxhefil

21/08/2020
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Receta nga Renato Mekolli/ Midhje me xhenxhefil

Përgatisni një pjatë plot freski, shije dhe aromë! Midhjet krijojnë një shije fantastike duke u bashkuar me xhenxhefilin, një bimë kurative dhe plot vlera ushqyese. Përfitoni proteina, omega 3 dhe vitamina me një gatim të shpejtë!

Përbërësit

1 kg midhje

100 gr xhenxhefil (xhinxher)

2 tufa kopre

2 limona të shtrydhur

4 thelpinj hudhër

1 spec djegës

1 qepë e vogël

1 qepë e njomë

100 ml vaj ulliri

1/2 gotë verë e bardhë

  • Shoqërohen shumë mirë me bukë të thekur, lime dhe spinaq të zier.

Udhëzimet

Hapi 1Pastrojmë midhjet: Fillimisht heqim papastërtitë shkëmbore duke përdorur anën tjetër të tehut të thikës (atë që nuk pret), si dhe pjesën e ngushtë që është rrëzë saj, duke i tërhequr me kujdes.

Hapi 2I lajmë një nga një, duke i fërkuar në ujë të rrjedhshëm. I lëmë të kullojnë.

Hapi 3Grijmë qepë në kube shumë të imëta. Të njëjtën gjë bëjmë me hudhrën dhe specin djegës.

Hapi 4Presim në feta shumë të holla xhenxhefilin dhe grijmë hollë koprën.

Hapi 5Në një tenxhere vendosim qepën, hudhrën, specin djegës, xhenxhefilin dhe vajin e ullirit. I përziejmë pak dhe shtojmë midhjet dhe verën. I mbyllim me kapak dhe i lëmë ashtu, derisa guaskat e midhjeve të hapen.

Hapi 6Në fund shtojmë koprën dhe lëngun e limonit.

Hapi 7I shërbejmë bashkë me lëngun e tyre në një enë të thellë.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Next Post
Një ndërthurje perfekte midis tradicionales dhe modernes, Dafina Zeqiri vendos një trend të ri me projektin e fundit

Një ndërthurje perfekte midis tradicionales dhe modernes, Dafina Zeqiri vendos një trend të ri me projektin e fundit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera