Përgatisni makaronat speciale noodles duke kombinuar karkalecat me mishin e pulës, një version që përmban shumëllojshmëri të proteinave dhe perimeve. Ndiq hapat e recetës dhe gatuaj një pjatë tipike kineze, pa patur nevojë ta porosisësh në restorant.
Përbërësit
500 gr makarona nudëlls (noodles)
100 gr karkaleca
100 gr fileto pule
50 ml salcë soje
1 lugë mjaltë
1/2 spec të kuq
1/2 spec jeshil
100 gr domate
20 gr xhinxher (xhenxhefil)
1 qepë e vogël
50 gr ananas
70 gr lakër e bardhë
1 tufë majdanoz
Udhëzimet
Hapi 1
Vendosim makaronat noodles në një enë me ujë të vluar dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta.
Hapi 2Lajmë perimet dhe i presim për së gjati. Ndërkohë, në një tigan nisim përgatitjen e salcës. (mundësisht tigani të jetë Wok)
Hapi 3Vendosim të gjitha perimet e prera në tigan dhe i skuqim për pak sekonda në temperaturë të lartë.
Hapi 4Shtojmë filetot e pulës, xhenxhefilin, ananasin, mjaltin dhe salcën e sojës.
Hapi 5Sapo të kenë marrë një valë dhe lëngu të jetë trashur, u shtojmë dhe makaronat.
Hapi 6Vazhdojmë zierjen edhe për 5 minuta dhe noodles janë gati për t’u shijuar!