Mishi i pjekur i patës është një traditë e Krishtlindjes në disa vende të botës, por nuk është një lloj shpendi që gjendet shpesh në tryeza apo menu restorantesh. Ndiqni me kujdes hapat e recetës dhe përgatisni një pjatë fantastike për të surprizuar të ftuarit tuaj! Aromë dhe shije perfekte përmes kombinimit të mishit me mjaltë dhe lëng portokalli.
Përbërësit
1 patë (afërsisht 3 kg)
1/2 gotë konjak
50 ml vaj pikant i aromatizuar
100 ml lëng portokalli
1 gotë ujë
100 gr mjaltë
2 lugë mustardë
1 kg patate shumë të vogla
300 gr karrota
2 qepë
Pak arrë moskat
2 shkopinj kanellë
Trumzë (thimo)
Pak rozmarinë
Kripë
Piper
- Yndyrën e mbetur nga pjekja e patës mund ta përdorni për të gatuar patate në furrë.
- Pas pjekjes, mishi i patës mund të mbahet i ngrohtë deri në 30 minuta në furrë, me temperaturë shumë të ulët.
- Mund ta shoqëroni me karrota e bizele të ziera.
Udhëzimet
Hapi 1Pastrojmë mirë patën dhe e vendosim të tërën të paprerë në një tavë.
Hapi 2Shtrojmë në tavë të gjithë përbërësit, përveç patateve.
Hapi 3E mbulojmë mirë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë për 3 orë.
Hapi 4Heqim letrën e aluminit, shtojmë patatet dhe e vendosim tavën përsëri në furrë në temperaturën 170 gradë për 1 orë.







