Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Receta nga Renato Mekolli/ Sallatë ruse

19/05/2020
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Receta nga Renato Mekolli/ Sallatë ruse

Receta e sallatës ruse është një nga pjatat e preferuara në tryezat shqiptare, sidomos në rastet e gëzimeve familjare apo festave të fundvitit. Kjo sallatë e shijshme me perime të freskëta nën salcën e majonezës shoqëron në mënyrë fantastike gatimet e tjera të tryezës, për t’u shijuar me pjesëtarët e familjes. Sallatës mund t’i shtoni dhe përbërës të tjerë, të cilët krijojnë shije të reja dhe dinamike, duke pasuruar ato tradicionale.





Përbërësit

100 gr fasule të ziera

100 gr bizele të ziera

100 gr karrota të ziera

100 gr patate të ziera

Majonezë

1 limon (i shtrydhur)

Pak vaj ulliri

Kripë

Piper

  • Mund të përdorni fasule të kuqe ose të bardha dhe të shtoni kastravec turshi sipas preferencave dhe shijeve.
  • E ruajmë në frigorifer për 7 ditë

Udhëzimet

Hapi 1I lajmë fasulet dhe i ziejmë për 15 minuta në një enë. Më pas e ndërrojmë ujin, kullojmë fasulet dhe i vendosim sërish në enë me ujë të pastër për t’i zier për 30 minuta. Hedhim kripë dhe vaj ulliri. Kujdesemi që fasulja të mos shformohet.

Hapi 2Lajmë dhe pastrojmë patatet, i vendosim në një tenxhere tjetër me ujë të ngrohtë për t’i zier. Të njëjtën gjë bëjmë dhe për karrotat në të njëjtën enë.

Hapi 3Pasi të jenë zbutur, i heqim nga tenxherja dhe i kullojmë, bashkë me fasulet që vendosëm në fillim.

Hapi 4Vendosim për të zier bizelet në tenxheren me ujë ku kishim patatet dhe karrotat. Kujdesemi që bizelja të mos shformohet.

Hapi 5Kur të jenë zier bizelet, i bashkojmë me perimet dhe legumet e tjera. Presim në kubikë të vegjël patatet dhe karrotat. I vendosim të gjithë përbërësit në një pjatë sipas sasive që dëshirojmë. Shtojmë majonezë, lëng limoni dhe i përziejmë.

Hapi 6E provojmë salcën e sallatës dhe nëse ka nevojë i shtojmë kripë, vaj ulliri. I përziejmë sërish përbërësit dhe e vendosim në frigorifer.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Next Post
Me Roan në krahë mes natyrës, Majk i uron fjalët më të ndjera të birit në ditën e lindjes

Me Roan në krahë mes natyrës, Majk i uron fjalët më të ndjera të birit në ditën e lindjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera