Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Receta nga Renato Mekolli/ Sardele të marinuara

07/05/2020
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Receta nga Renato Mekolli/ Sardele të marinuara

Shijoni recetën e sardeleve të freskëta dhe shumë të ushqyeshme! Ato ju pasurojnë me proteina, omega 3, vitaminë D dhe vitaminë B12. Shoqërohen shumë mirë me perime, fasule, oriz, pasta, ose me bukë të thekur, domate dhe sallatë me kaperi.

Përbërësit

1 kg sardele të vogla

1 spec djegës

1/2 spec i kuq

1/2 spec jeshil

2 qepë të njoma

1 qepë e thatë

4 thelpinj hudhre

200 ml vaj ulliri

200 ml uthull

1 lugë rigon

Kripë e trashë

Piper

5 gjethe dafine

  •  Që vaji i ullirit të mos kokrrizohet gjatë qëndrimit në frigorifer, mund të përdorni sasi të njëjtë të vajit të ullirit dhe vajit të lulediellit.
  • Shërbehen si pjatë kryesore ose pjatë anësore.
  • Pjatë perfekte për stinën e verës.

Udhëzimet

Hapi 1Pastrojmë sardelet, duke u hequr dhe shtyllën kurrizore.

Hapi 2I vendosim në një shtresë në tavë dhe u hedhim sipër pak kripë të trashë.

Hapi 3Presim në rripa perimet dhe i vendosim mbi sardelet e kriposura. Shtojmë erëzat dhe uthullën (përveç vajit të ullirit). I vendosim në frigorifer dhe i lëmë për 3 orë.

Hapi 4I kullojmë, i vëmë në një enë tjetër dhe shtojmë vajin e ullirit. I vendosim sërish në frigorifer.

Hapi 5Pas 24 orësh sardelet e marinuara janë gati. Para se t’i konsumojmë, duhet t’i lëmë rreth 15 minuta në temperaturë dhome, në mënyrë që vaji i ullirit të shkrijë.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
EKSKLUZIVE / Dhurata më e bukur për ditëlindje, Arbana dhe Eduarti do të bekohen me një fëmijë

EKSKLUZIVE / Dhurata më e bukur për ditëlindje, Arbana dhe Eduarti do të bekohen me një fëmijë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera