Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

RECETAT E SHEFIT/ Fileto levreku me erëza dhe brumë për krepa – Nga Renato Mekolli

10/08/2018
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
RECETAT E SHEFIT/ Fileto levreku me erëza dhe brumë për krepa – Nga Renato Mekolli

Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.





Fileto levreku me erëza

4 fileto levreku


1 kg spinaq

100 g brokoli

100 g gjalpë

2 limonë

Gjysmë speci jeshil

Gjysmë speci të kuq

1 kungull jeshil

1 karotë

1 qepë të thatë

1 qepë të njomë

2 thelpinj hudhre

Pak trumzë (thimo)

Pak rozmarinë

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Pastrojmë dhe filetojmë peshkun, i hedhim kripë dhe piper dhe e lëmë të marinohet për 30 minuta. Lajmë dhe presim të gjitha perimet (përveç spinaqit), i kalojmë në tigan në temperaturë shumë të ulët me kapak të mbyllur, që të fillojnë të zbuten dhe i lëmë mënjanë. Në një tenxhere vlojmë ujë, vëmë gjethet e spinaqit dhe i ziejmë për 5 minuta. Ashtu të ngrohtë e kalojmë në multi me gjysmën e lëngut të limonit, gjysmën e sasisë së gjalpit, kripën dhe piperin. Në një tigan skuqim fileton e levrekut dhe fillojmë dekorin e pjatës, duke shtruar fillimisht kremin e spinaqit, perimet me gjalpin dhe me lëngun e limonit që ka tepruar dhe sipër tyre vendosim filetot e levrekut.

 

Brumë për krepa

200 g miell 55%

25 g gjalpë

70 g sheqer

300 ml qumësht

2 vezë

1 lugë gjelle lëng portokalli

Pak kripë

1 bishtajë vaniljeje

1 lugë kakao

I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë në një enë dhe më pas i kullojmë, për të shmangur papastërtitë ose copat e brumit që mund të kenë mbetur. E lëmë brumin të çlodhet për 30 minuta dhe më pas ai është gati. Duhet bërë kujdes gjatë pjekjes së krepave, pasi duhet përdorur tigan që nuk ngjit dhe yndyra që hidhet është jashtëzakonisht e vogël (mundësisht të lyhet një pecetë me vaj dhe të kalohet në tigan). Masa e brumit hidhet në tigan duke përhapur dhe ajo duhet të jetë e vogël, që krepi të dalë sa më e hollë./revistawho.com

Tags: Renato Mekolli
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Next Post
Aktorja meksikane zbulon gjininë e fëmijëve: Tashmë kam gati ekipin

Aktorja meksikane zbulon gjininë e fëmijëve: Tashmë kam gati ekipin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera